Aktualitet

Duhen edhe 6 muaj të arrijmë kufirin mbrojtës ndaj COVID-19, mjeku Sulçebe: Kemi vetëm 20% të popullsisë të imunizuar

23 Shtator 2020, 14:40 Nga DOSJA
Duhen edhe 6 muaj të arrijmë kufirin mbrojtës ndaj COVID-19,

TIRANË– Mjeku imunolog, Genc Sulçebe ka bërë me dije se në 7 muaj të prezencës së COVID në Shqipëri, popullsia nuk e ka arritur imunizimin ndaj virusit. Në një intervistë për Report Tv, mjeku është shprehur se kufiri mbrojtës është 60% e popullsisë së imunizuar por shifrat në vend janë më pak se aq. 

Sipas mjekut, deri më tani kemi rreth 20% qytetarë të imunizuar ndaj pandeminë së koronavirusit dhe do të duhen të paktën edhe 6 muaj të tjerë për të “kapur” kufirin mbrojtës. 

Në korrik ishte përqindja e antitrupave në 6.4%, sot ajo mund të jetë rritur. Ende nuk kemi matur gjendjen aktuale të përqindjes së antitrupave në popullatë, por pa dyshim ka evoluar që mund të shkuar në 20%. Por kjo do të vijojë të rritet me rritjen e shtimit të infeksionit. Do duhet mbi 6 muaj që të arrijmë kufirin mbrojtës të 60% të popullatës për tu imunizuar,”- u shpreh Sulçebe.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genc sulcebe koronavirusi ne shqiperi genc sulcebe koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll