Aktualitet

Viti i ri akademik nis në nëntor/ Rektori: Janë plotësuar 69% e kuotave, mësimi do të zhvillohet në varësi të situatës

23 Shtator 2020, 15:45 Nga DOSJA
Viti i ri akademik nis në nëntor/ Rektori: Janë plotësuar

TIRANË- Nisja e vitit të ri akademik në muajin nëntor, mbetet sfidë për rektorin e ri të Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, i cili thotë se skenarët e zhvillimit mësimor janë në diskutim dhe se ende nuk ka një vendimmarrje, por kjo varet nga ecuria e përhapjes së virusit. Po ashtu në një deklaratë për mediat ai thotë se në Uuniversitetin e Tiranës janë plotësuar 69% e kuotave me përfundimin e raundit të parë të regjistrimeve duke shtuar se 1604 kanë mbetur të lira për maturantët për të fituar një degë në këtë Universitet.

“Ajo që mbetet sfidë në vazhdim, është fillimi i vitit të ri akademik që mbledh të gjithë numrin e studentëve dhe të pjesëmarrësve në proceset akademike që do të thotë rritet shumë numri i tyre në auditor dhe në ambientet e universitetit. Po shikojmë një kombinim të proceseve në distancë kryesisht leksionet por akoma  nuk është e vendosur nuk duhet marrë si definitive dhe përdorimin e auditorëve për grupe me të vogla studentësh siç janë seminaret, praktikat, pra procese që nuk kërkojnë shumë student në një ambient. Universiteti Tiranës ka regjistruar në total 69% të kuotave. Aktualisht janë 1604 kuota të paplotësuara nga 5055. 38 vende kanë mbetur në drejtësi ka 1520 aplikime, 152 vende kanë mbetur në ekonomi. Shikojmë që ka një rritje të kërkesës për të studiuar në Universitetin e Tiranës”-u shpreh rektori i Universitetit të Tiranës në një deklaratë për mediat. 

Po ashtu ai ka treguar se si është situata me Covid-19 nq stafin pedagogjik ku është shprehur se deri më tani për fat të mirë nuk asnjë person nuk është infektuar. Nëse do të ketë raste me Covid, ai thotë se  atëherë do të merren masa konkrete, do te këtë mbyllje të kurseve të caktuara.

Po krijojmë një platformë të Universitetit të Tiranës që do të shërbejë për të gjithë fakultetet dhe njësitë përbërëse të universitetit si një platformë e përbashkët e unifikuar e cila përveçse e lehtëson komunikimin ka edhe disa të dhëna që merren për të disiplinuar procesin, për të ditur se kush është pjesëmarrës, për sa kohë ka qenë, nëse është kryer dhe si është kryer procesi mësimor”- shpjegoi rektori Artan Hoxha.

Ndër të tjera rektori, ka thënë se tarifat e studimit si për ato bachelor dhe për master nuk do të ndryshojnë, por do të ketë një ulje në tarifën e regjistrimit të studentëve në ciklin e dytë të studimeve në Universitetin e Tiranës.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha koronavirusi ne shqiperi universiteti i tiranes artan hoxha koronavirusi ne shqiperi universiteti i tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2020, 15:21

TIRANË– Shqipëria nuk është e interesuar për burgje private. Qeveria shqiptare tërhiqet nga projekti i burgjeve private me pretendimin se nuk ka pasur inte...