Aktualitet

Vrau kunatën dhe e hodhi në ferra/ Djali i Lirie Xhepës kërcënon xhaxhain në mes të Gjykatës: Po u dënove do shpëtosh,

23 Shtator 2020, 14:59 Nga DOSJA
Vrau kunatën dhe e hodhi në ferra/ Djali i Lirie Xhepës

TIRANË– Gjykata Penale e Tiranës ka zhvilluar sot seancën gjyqësore për vrasjen e Lirie Xhepës më 13 shkurt të vitit të shkuar nga kunati i saj, Dashamir Xhepa. Në seancën e sotme, nga Prokuroria është thirrur si dëshmitar djali i viktimës, Marjus Xhepa. Ky i fundit nuk është përmbajtur dot dhe e ka kërcënuar hapur xhaxhin e tij në sallën e gjyqit.

Pasi u qetësua, 25-vjeçari tregoi se me xhaxhain kishte pasur probleme dhe nuk kishte folur prej vitesh që prej vdekjes të së atit, ndërsa e ëma kishte marrë urdhërmbrojtje prej tij. Situata u tensionua edhe më tej, kur Dashamir Xhepa akuzoi nipin se nuk po thotë të vërtetën duke iu drejtuar edhe me fjalë fyese.

DËSHMIA E PLOTË NË GJYQ:

Kam pasur marrëdhënie shumë të këqija me xhaxhin ai ka qenë zënë me të gjithë. Unë kisha 7 vite që nuk i flisja, problemet nisën që kur vdiq babi. Mami kishte marrë urdhër mbrojte nga policia për shkak të xhaxhit dhe konflikteve të vazhdueshme pasi ai i kërkonte para. Ai i kërkonte para dhe e ndiqte nga mbrapa, unë për këtë arsye jam zëne me atë. 6 muaj para se të ndodhte ngjarja mami kishte filluar punë në një fabrikë këpucësh. Unë e shoqëroja çdo ditë në punë për arsye se ai i shkonte gjithmonë nga mbrapa. Ai ishte i papunë, natën e ngjarjes ai i ka marrë mamit nga çanta 500 euro të cilat nuk janë gjet akoma. Më 13 shkurt unë e kam dërguar mamin në punë dhe e kam parë Dashamirin duke na ndjekur, por sa e pashë unë ai u fsheh pas një makine. Më pas jam nisur drejt Fierit për të takuar vëllain që kisha në burg. Jam kthyer në darkë rreth orës 21 në Tiranë. Kur kam vajtur në shtëpi nënën nuk e kam gjet aty. Kam pyet vëllain e vogël Romeon se ku ishte mami dhe ai më tha se ka zbrit poshtë (në Kombinat) kam prit zgjuar deri nga ora 23 më pas më ka zënë gjumi, pasi isha shumë i lodhur. Në mëngjes më ka zgjuar polica të cilët me kanë thirrur për të parë nëse gruaja e vrarë ishte nëna ime. Trupin e pajetë e kishin parë njerëzit e tjerë të lagjes, të cilët kishin lajmëruar policinë. Vendin ku u vra nëna ime e kam rreth 300 metra larg shtëpisë. Nënën time e ka vrarë Dashamir Xhepa, pasi më kishte thënë që do ta vriste, që përpara 7 vitesh, por unë i thoja merru me mua. Pasi kam identifikuar trupin kam vajtur në polici dhe kam dhënë deklarime më pas, kam shkuar për të bërë ceremoninë e varrimit. Pas ngjarjes Dashamirin nuk e kam parë fare ishte zhdukur, nuk ishte në varrim dhe e kam parë më pas në gjykatë. Të gjithë njerëzit kanë qenë në dije të konflikte që ne kishim me atë. Nuk e di nëse ka patur njeri tjetër kur ka ndodhur vrasja. Ju me kuptoni unë po dridhem i tëri, ai është legen se nuk u mor me mua por me një femër. Përveç konfliktit të lekëve, nuk ka pasur shkaqe të tjera për ta vrarë nënën time, nuk ka pasur çështje simpatie apo lidhje sentimentale.

Liria u vra në ditën e Shën Valentinit. Ajo u gjet e pajetë në liqenin e Sharrës me trupin gjithë plagë dhe e qëlluar me një plumb në kokë. Dosja.al mëson se gruaja jetonte e vetme në një shtëpi dykatëshe dhe ka 4 djem, 2 në Greqi dhe 2 në Shqipëri. Dyshohet se ajo kishte konflikt me kunetërit, pasi ata nuk e lejonin të krijonte lidhje të reja pas ndarjes nga jeta të vëllait të tyre. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dashamir xhepa lirie xhepa marjus xhepa dashamir xhepa lirie xhepa marjus xhepa

Sondazh

Poll