E moshuara u godit barbarisht nga fqinji, flet për ngjarjen vajza e saj: Më vranë babain para 2 vitesh për kullota, ja përs
GJIROKASTER– Një 66-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës pasi dhunoi fqinjën e moshuar. Arsyet e kësaj ngjarje nuk u bënë të ditura mirëpo vajza e të moshuarës ka dhënë një intervistë për ‘FaxWeb’ aty ku është shprehur se gjithçka ka nisur dy vite më parë për çështje hasmërie.
Vajza e të moshuarës P.Q, e cila u dhunua barbarisht në Palokastër të Gjirokastrës nga fqinji Kiço thotë se të moshuarës i vranë bashkëshortin për kullota.
“Dhimo, babai jonë kishte 20 kokë dhen të cilat nxituan dhe u futën në parcelën me grurë të Timo Xhavarës. Babai jonë me vrap vajti ti nxirrte. Aty pranë ishte një fshatar, i cili quhet Fane Kajtazi. Ai lajmëroi të zotin e parcelës. Pas lajmërimit vjen gruaja me të birin godasin babanë tonë me mjete te forta dhe e lanë pa ndjenja. Fane Kajtazi i cili qe prezent lajmëroi Besnik Kenacin, lajmëro prokopin se Dhimon e vranë. Më pas u ngrit avash avash, vajti në shtëpi një muaj i sëmur dhe ushtrua në spital, atje ndërroi jetë”, sqaron vajza.
E moshuara gjithashtu ka rrëfyer se ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh dhe ashtu si e bija, dyshimin e ka tek ata.
“U hap dera parë. Sa u shtriva, hyri brenda dhe më goditi me grusht vët e vët e vet. Pastaj më zuri me shqelma aman i thash mos më vra fare se kam vajzën këtu dhe më trembet. Asgjë nuk ka vjedhur më sulmoi mua. Ndodhi nga ora 11 e darkës. Ne kemi hasmëri në fshat.”- u shpreh e moshuara.
Ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë më parë, rreth orës 23:00 në fshatin Palokaster. Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen duke njoftuar se ka vënë në pranga dhunuesin 66-vjecar.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Vrau kunatën dhe e hodhi në ferra/ Djali i Lirie Xhepës kërcënon xhaxhain në mes të Gjykatës: Po u dënove do shpëtosh,
TIRANË– Gjykata Penale e Tiranës ka zhvilluar sot seancën gjyqësore për vrasjen e Lirie Xhepës më 13 shkurt të vitit të shkuar nga kunati i saj, Dashamir X...
Erdhi vjeshta/ Reshje deri në fund të muajit, fundjava do jetë me mot të keq. Mos dilni pa çadër nga shtëpia
Jemi më në fund në vjeshtë. Dita nisi me rrebeshe shiu dhe erë, ndërsa dielli që ka dalë, do qëndrojë shumë pak, pasi rikthehen pasdite reshjet.Kështu që &ccedi...
Doli nga spitali, i mungon radiomarrësi/ Polici denoncon humbjen e tij, thotë se po i përgjohen bisedat: Dyshoj se ka rënë
TIRANE– Shtetasi R.Q mori shërbimin si polic rrugor si çdo ditë, sipas një plani masash të detajuara që e vendosnin atë për të matur shpejtësinë e automj...
Duhen edhe 6 muaj të arrijmë kufirin mbrojtës ndaj COVID-19, mjeku Sulçebe: Kemi vetëm 20% të popullsisë të imunizuar
TIRANË– Mjeku imunolog, Genc Sulçebe ka bërë me dije se në 7 muaj të prezencës së COVID në Shqipëri, popullsia nuk e ka arritur imunizimin nda...
I shtypin qenin me makinë, shqiptari s’gjen qetësi me shtetin: Unë do të luftoj vetëm për drejtësinë e Rambo
ZVICËR- Ameti, një shqiptar që banon në Zvicër, është dënuar nga policia me gjobë për dënim prone. Ai në datën 22 maj ka dalë shëtitje më qenin e tij dhe m...
Voltana Ademi tregon vështirësitë pas infektimit me Covid-19: Kam pak kollë dhe temperaturë, dyshoj se jam infektuar duke p
SHKODER– Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi është pozitive me koronavirus dhe këtë lajm e ka konfirmuar zyrtarisht dhe ajo.Në një intervistë për ‘Ba...
Nesër mjekët në protestë tek QSUT-ja, Policia nuk u jep leje prej COVID-19. Rama i thërret për takim në zyrë, Basha i pa
TIRANË– Bluzat e bardhë në vend kanë paralajmëruar protest ditën e nesërme ne orën 10:00 në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mjekë, ...
SITUATA/ 3 viktima dhe 121 raste të reja me koronavirus, ja sa qytetarë u shëruan gjatë 24 orëve të fundit
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në vend janë shënuar 3 viktima dhe 121 raste të reja me koronavirus. Në njoftimin zyrtar, Ministria ka bërë...
Nuk merr fund makthi/ Fëmijët e “Kodrës së Kukës” ende shkojnë në shkollë në këmbë
KUKËS- 8 fëmijë të lagjes “kodra e Kukës” në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë Klos vijojnë të shkojnë në shkollë në këmbë edhe pse duhet të zbresin deri n...