Aktualitet

23 Shtator 2020, 15:21 Nga DOSJA

TIRANË– Shqipëria nuk është e interesuar për burgje private. Qeveria shqiptare tërhiqet nga projekti i burgjeve private me pretendimin se nuk ka pasur interes. Sipas gazetarit Arsen Rusta, Ministria e Drejtësisë ka vlerësuar se dispozitat që lejonin burgjet private janë hequr.

Në ligjin e ri që u miratua në Kuvend dhe hyri në fuqi në Gusht 2020, këto dispozita u panë të arsyeshme të hiqen për shkak se që nga viti 2014 kur janë miratuar nuk ka pasur ndonjë interes për ndërtimin e burgjeve private. Duke parë edhe eksperiencën e vendeve të tjera ku ky sistem zbatohet (Britania dhe SHBA), kjo praktikë është drejt mbylljes së tyre,’’-ka sqaruar në reagimin e saj Ministria.

Drafti i propozuar, parashikonte që të dënuarit me maksimumi pesë vite të akomodoheshin në burgjet private. Ndërkohë që do të përjashtoheshin ata për krime më të rënda, të cilët do të duhet të vuanin dënimin e tyre në një burg të sigurisë së lartë. Megjithatë në Shqipëri nuk ka pasur asnjë kërkesë ose interesim për një “luks” të tillë.

Aktualisht Shqipëria ka 23 institucione penale, burgje dhe paraburgime mes tyre burgje të sigurisë së veçantë IEVP Peqin, Korçë, Elbasan, Fier.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgjet private ne shqiperi burgjet private ne shqiperi

Sondazh

Poll