Aktualitet

I shtypin qenin me makinë, shqiptari s’gjen qetësi me shtetin:  Unë do të luftoj vetëm për drejtësinë e Rambo

23 Shtator 2020, 14:38 Nga DOSJA
I shtypin qenin me makinë, shqiptari s’gjen qetësi me shtetin:

ZVICËR- Ameti, një shqiptar që banon në Zvicër, është dënuar nga policia me gjobë për dënim prone. Ai në datën 22 maj ka dalë shëtitje më qenin e tij dhe me disa shokë, kur papritur një i moshuar i ka shtypur qenin. Ngjarja ka ndodhur në një vend parkimi kur i moshuari po mundohej që të parkonte. Sipas Ametit, ai futet për të parkuar dhe ndalet në mes, dhe më pas vazhdon me shpejtësi duke shtypur qenin.

Ndërsa dëshmitarët e ngjarjes aty pranë i thanë autoriteteve policore se i riu shqiptar pas ngjarjes e ka goditur drejtuesin e mjetit dhe mjetin vet, edhe pse Ameti i mohon këto akuza duke thënë se thjesht goditi makinën që të dilte drejtuesi i saj.

“Unë u ula dhe godita makinën. Vetëm atëherë burri ndaloi dhe doli jashtë. Ne shkuam në polici paraprakisht për të bërë një ankesë”.

Ameti për këto veprime u dënua nga policia më një gjobë prej 1,380 frangash për shkak të sulmit edhe për dëmtim prone.

 “Kam marrë një urdhër dënimi. Për shkak të sulmit dhe dëmtimit të pronës, unë duhet të paguaj një gjobë dhe kosto procedurale prej 1,380 franga. Kjo është e padrejtë ”.

Por Ameti është i vendosur që ta çoj ngjarjen në gjyq dhe të fitoi të drejtën e tij, pasi sipas tij dëshmitari i ngjarjes ka gënjyer.

 “Dëshmitari nuk mund ta kishte parë aksidentin. Makina ishte mes tij dhe nesh. Ne u goditëm”. Për shkak të kostove, i mungon një avokat deri në një njoftim tjetër dhe premton: “Unë do të luftoj vetëm për drejtësinë e Rambo!” mbyll Ameti.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet i shtypin qenin shqiptari con ngjarjen ne gjykate i shtypin qenin shqiptari con ngjarjen ne gjykate

Sondazh

Poll