Aktualitet

23 Shtator 2020, 16:37 Nga DOSJA

GREQI– Klearhos Marousakis, sinoptikan i televizionit grek ‘Open’ ka paralajmëruar se cikloni që goditi Greqininë gjatë dirëve të fundit do të rikthehet në ditët e ardhshme.

Sipas hartave që ka paraqitur sinoptikani grek, e rrezikuar është edhe Shqipëria e jugut dhe zona veri perendimore që korespondon me Lezhën e Shkodrën. Siç bëjnë me dije mediat greke ai thotë se këtë të shtunë, moti i keq do të godasë Greqinë me shira dhe stuhi të mëdha në perëndim dhe verilindje. Rritja e rrezikut të përmbytjeve paraqitet nga ishujt Jon, në zonën e Epirit dhe Peloponezi perëndimor por edhe Maqedonia Lindore, Traka dhe ndoshta Egjeu verilindor. Ndër të tjera ai ka paralamëruar vendet që të organizohet se më pas do të jetë shumë vonë.

 “Eksperienca ka treguar se paralajmërimet e minutës së fundit nuk janë të mjaftueshme për të organizuar qytetarët dhe autoritetet shtetërore. Kjo është arsyeja pse ne kemi kohë ne sigurohemi që secili nga ana e tij të bëjë atë që duhet”, thotë sinoptikani.

Burimi:thetoc.gr

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti ne shqiperi moti ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2020, 15:21

TIRANË– Shqipëria nuk është e interesuar për burgje private. Qeveria shqiptare tërhiqet nga projekti i burgjeve private me pretendimin se nuk ka pasur inte...