Aktualitet

Voltana Ademi tregon vështirësitë pas infektimit me Covid-19: Kam pak kollë dhe temperaturë, dyshoj se jam infektuar duke p

23 Shtator 2020, 14:34 Nga DOSJA
Voltana Ademi tregon vështirësitë pas infektimit me Covid-19: Kam

SHKODER– Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi është pozitive me koronavirus dhe këtë lajm e ka konfirmuar zyrtarisht dhe ajo.

Në një intervistë për ‘BalkanWeb’ Ademi është shprehur se ka bërë testin për sigurinë e familjes së saj.

Po ashtu, Ademi shprehet se ka pak kollë dhe temperaturë, duke shtuar se dyshon se është infektuar gjatë punëve në terren për bashkinë.

“Ju falënderoj për interesimin për shëndetin tim. Përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë miqtë e mi gazetarë, drejtues mediash me të cilët kam bashkëpunuar në vite dhe janë interesuar përmes telefonatave apo mesazheve. Njëkohësisht falenderoj të gjithë familjarët  e të afërmit, kolegët në punë, qytetarë që më kanë telefonuar  e derguar mesazhe mbështetëse. Dje në mëngjes kam marrë përgjigjen që jam pozitive me Covid-19. Një ditë më parë, të hënën, kam patur pak kollë dhe pak temperature të shtuar. Në këto kushte, e pashë me vend që të bëja testin. Për sigurinë e familjarëve e bashkëpunëtorëve të mi, por edhe timen”, tha Ademi.

Ajo shton se nga shtëpia vijon kontaktet me me zv.kryetarët dhe drejtuesit në bashki, për do gjë që ata e vlerësojnë të nevojshme mbështetjen dhe vendimarrjen.

Fatmirësisht, përveç kollës, aktualisht nuk kam simptoma të tjera. Jam në shtëpi, ku vazhdoj punët e përditshme në komunikim me zv kryetarët dhe drejtuesit në bashki, për do gjë që ata e vlerësojnë të nevojshme mbështetjen dhe vendimmarrjen. Fatmirësisht, falë teknologjisë, është e lehtë të komunikosh, të orientosh duke u vazhduar si për ditë puna”, përmbylli Ademi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet voltana ademi voltana ademi

Sondazh

Poll