Aktualitet

Nesër mjekët në protestë tek QSUT-ja, Policia nuk u jep leje prej COVID-19. Rama i thërret për takim në zyrë, Basha i pa

23 Shtator 2020, 14:17 Nga DOSJA
Nesër mjekët në protestë tek QSUT-ja, Policia nuk u jep leje

TIRANË– Bluzat e bardhë në vend kanë paralajmëruar protest ditën e nesërme ne orën 10:00 në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mjekë, infermierë dhe pjesëtarët e tjerë të stafit kanë kërkuar leje për tubim në Policinë e Shtetit por u është mohuar sepse nuk lejohen grumbullimet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pas njoftimit për protestë, i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili i ka ftuar mjekët në zyrën e tij, një orë para orarit të caktuar për tubimin. Por kryedemokrati Lulzim Basha ka qënë një hap para. Pasditen e sotme ai ka mbledhur ekspertët e mjekësisë dhe ish-deputetët, të cilëve u ka kërkuar përgatitjen e një drafti për menaxhimin e situatës së pandemisë në vend. Ndër të tjera në fjalën e tij, Basha përmendi kushtet e vështira në të cilat duhet të punojnë mjekët dhe pjesa tjetër e stafit, duke akuzuar kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për neglizhencë të gjendjes në të cilën ndodhet vendi. 

Ndërkohë, mjekët kanë qënë të qartë në kërkesat e tyre. Në katër pika ata duan rritje të vlerësueshme të trajtimit financiar si dhe të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor.

Kërkesat e mjekëve:

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shkresa e mjekëve e cila ka katër pika është firmosur nga Anika Dokle (vajza e deputetit Namik Dokle), Arjan Harxhi, Arjan Mezini, Artan Distafa, Alfred Gega, Alban Dibra, Gentian Stroni, Alketa Hoxha, Arvin Dibra, Amarildo Belshi, Alert Xhaja, Altin Kuqo e të tjerë.

Mbetet për t’u parë nëse mjekët do të pranojnë të takohen me kryeministrin Edi Rama, edhe pse ky i fundit jo më larg se paraditen e sotme paralajmëroi se mjekëve do t’u rritet paga me 40%, duke marrë parasysh punën e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit.

(a.b.k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjekët në proteste protesta e mjekeve mjekët në proteste protesta e mjekeve

Sondazh

Poll