Aktualitet

Nuk merr fund makthi/ Fëmijët e “Kodrës së Kukës” ende shkojnë në shkollë në këmbë

23 Shtator 2020, 14:00 Nga DOSJA
Nuk merr fund makthi/ Fëmijët e “Kodrës së

KUKËS- 8 fëmijë të lagjes “kodra e Kukës” në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë Klos vijojnë të shkojnë në shkollë në këmbë edhe pse duhet të zbresin deri në fshatin Kloskatund. Problemi i këtyre nxënësve është i njohur pasi është bërë disa herë publik, megjithatë, fëmijët duhet të sfidojnë temperaturat e nxehta, shiun dhe të ftohtin e dimrit. Ata duhet të ecin rrugës automobilistike pasi ndjehen më të sigurt e në disa raste ndalen mjete të rastësishme e i marrin deri tek shkolla.

‘Shkojmë me fugona rasti po lekët ia japim vetë, kur ska fugona shkojmë në këmbë’- shprehen fëmijët.

Ndërkohë tentativat e pushtetit vendor dhe zyrës vendore Arsimore Klos kanë dështuar deri tani, pasi për transportin e këtyre fëmijëve asnjë mjet i liçensuar për këtë shërbim nuk e merr përsipër.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet femijet ne kukes femijet ne kukes

Sondazh

Poll