Aktualitet

Me grim dhe flokë të krehura, Fjolla Morina rishfaqet për herë të parë pas arrestimit, ja kush e përqafon, këngëtarja q

23 Shtator 2020, 13:42 Nga DOSJA
Me grim dhe flokë të krehura, Fjolla Morina rishfaqet për

KUKES– Pasi iu dha masa e arrestit të shtëpisë Fjolla Morina më në fund është bërë e gjallë.

Këngëtarja ka postuar një foto në instastory ku shihet së bashku me vajzën e saj të vogël Alayah. Fjolla shihet me flokë të krehura, të lëshuara, e grimuar dhe mbi të gjitha e lumtur që ndodhet pranë vajzës së saj.

Duket se prezenca e së voglës i kishte munguar këngëtares, pasi kjo është fotoja e parë që ajo postoi në rrjetet sociale pas skandalit që u përfshi pak ditë më parë.

E lumtur që pranë ka të bijën por në arrest shtëpie. Kjo është gjendja e Fjollës e cila duket se do jetë aktive në Instagram aty ku do duhet të përballet dhe me komentet fyese që ka marrë gjatë kohës kur ishte pas hekurave.

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestuar më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë. Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”.

Policia sekuestroi edhe një pistoletë lodër si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë , të cilët po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç. Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital, për shkak se nuk po ndihej mirë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fjolla morina fjolla morina

Sondazh

Poll