Aktualitet

Goditen lojërat e fatit në Mat, procedohen penalisht dy persona, ushtronin aktivitetin e paligjshëm

23 Shtator 2020, 13:14 Nga DOSJA
Goditen lojërat e fatit në Mat, procedohen penalisht dy persona,

MAT– Policia e Matit ka proçeduar penalisht shtetasit A.S., 25 vjeç, dhe A. K., 51 vjeç, të dy banues në Burrel pasi kanë ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në sukjektet e tyre “Bar Cafe”, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje  kompjuterike dhe aksesor të tjerë  që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë Pranë së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun e Dibrës dhe në këtë kuadër DVP Dibër fton cilindo të denoncojë në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme duke ju siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim lojerat e fatit arrestim lojerat e fatit

Sondazh

Poll