Aktualitet

“Vrasja e shekullit”/ Rinis gjykimi për Izet Haxhinë, për vrasjen e Azem Hajdarit kërkohet si dëshmitar Berisha e famil

23 Shtator 2020, 13:30 Nga DOSJA
“Vrasja e shekullit”/ Rinis gjykimi për Izet Haxhinë,

TIRANË- Nis nga e para gjykimi për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që të marrë edhe njëherë në pyetje të gjithë dëshmitarët e vrasjes së ndodhur më 12 shtator të vitit 1998, jashtë selisë së Partisë Demokratike. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë kërkuar që të japin dëshminë e tyre ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, gazetari Ylli Rakipi, shoku i ngushtë i Fatmir Haklajt  Jaho Mulosmani. Po ashtu kërkohet edhe dëshmia e dy motrave të familjes Haklaj, Aishes dhe Zylfies dhe vëllait Muharrem. Ndërkohë që për herë të parë do të merret edhe fjala e truprojës së Hajdarit, i cili u shpëtoi plumbave, Zenel Neza. Përveç tyre kërkohet edhe fjala e ish-ministrit Genc Pollo, ish-kreu i PD-së, Vili Minarolli dhe ish-truproja e Sali Berishës, Sali Lusha.

Në seancën që u zhvillua ditën e sotme, Izet Haxhia zgjodhi të mos ishte i pranishëm, duke u përfaqësuar nga avokati i tij Idajet Beqiri. Seanca e radhës është caktuar që të zhvillohet më 2 tetor, në orën 10:00 për t’u dhënë kohë edhe dëshmitarëve të japin versionin e tyre të ngjarjes. 

Edhe vetë Haxhia ka dëshmuar për hetuesit e SPAK, nga e para gjithë çfarë ndodhi në mbrëmjen e 22 viteve më parë duke dëshmuar sipas avokatit Beqiri për 27 krime të Berishës, mes tyre dhe vrasjen e Shkëlqim Haklajt. 

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia është rikthyer me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998. Sipas Haxhisë, ai nuk ka pasur lidhje me atentatin, ndërsa i dënuar është edhe vëllai i tij, Ismeti. Dëshmitarët kanë pretenduar se ishte Haxhia personi që e nxiti deputetin Hajdati që të dilte jashtë selisë dhe të përballej me Fatmir Haklajn. 

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet izet haxhia sali berisha vrasja e azem hajdarit izet haxhia sali berisha vrasja e azem hajdarit

Sondazh

Poll