“I dua të dyja njësoj, janë të mira”, flet burri nga Peshkopia që jeton me dy gra: Nuk janë xheloze, jemi të lumtur
23 Shtator 2020, 13:03Nga DOSJA
TIRANE– Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë Ilaz Laskaj nga Peshkopia, i cili ka dy gra. Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen.
Ai ka 7 fëmijë dhe pret që së shpejti të bëhet baba për herë të 8. Gjatë bashkëbisedimit Ilazi tregoi se vendosi që të merrte gruan e dytë pasi e para nuk bënte fëmijë.
Madje Anifa u shpreh se ka shkuar së bashku me Ilazin për t’i kërkuar dorën Manushaqës për të shoqin. “Shkova bashkë me burrin për të kërkuar dorën e gruas së dytë. U ndjeva mirë”, tha ajo.
Ndërsa Manushaqja tha se ishte e dashuruar dhe nuk e kishte aspak problem se ai ishte i martuar. “Kur erdhën në shtëpi i prita mirë, edhe prindërit po ashtu. Prindërit e patën të vështirë në fillim, por pastaj u mësuan”, shtoi ajo.
Nusja e dytë tregoi se nuk janë fare xheloze për njëra-tjetrën dhe se ja kalon shumë mirë me Anifën. Kjo e fundit tregon se donte vetë që burri i saj të merrte grua të dytë, pasi nuk bënte fëmijë. “Unë i thashë që nuk dal nga shtëpia dhe pranova që ai të merrte një grua tjetër”, vijoi ajo.
I pyetur se si e ndan kohën me dy gratë, Ilazi u përgjigj: “5 ditë me njërën, pesë me tjetrën. Po të sëmurët njëra nuk ka problem me kaluar kohë më shumë me tjetrën. Nuk mërziten”, shkruan Top Channel.
“Nuk janë zënë asnjëherë. I dua të dyja njësoj, të dyja janë të mira dhe nuk e mbajnë mendjen te xhelozia. Gratë nuk kanë telefon, nuk e duan”, shtoi burri i shtëpisë.
Më pas dy moderatorët pyetën Manushaqen nëse ka veshur fustanin e bardhë e ajo u përgjigj: “Nuk kam celebrim, bashkëjetojmë. Nuk kemi patur mundësi për të bërë dasmë.
Nuk jam veshur nuse. Arifja është veshur nuse. Nuk e pata problem fare që nuk jam veshur nuse, fati kështu më erdhi.
E lumtur jam,deri tani ja kalojmë shumë mirë e shpresojmë që edhe fëmijët t’ia kalojnë mirë. Fëmijët i thërrasin teta. I bëjmë të dyja punët bashkë”, përfundoi ajo.
Ndërkohë të pyetur nëse mendojnë për të bërë fëmijë tjetër, Ilazi u shpreh se i “kanë vënë kapakun”.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Një e grua 67-vjeçare, e cila ka trokitur në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, ka apeluar ndihmë. “Dhimbje në shpirt”, shprehet ajo, “fëmi...
TIRANE-Policia e Shtetit ka vijuar kontrollin për masat për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale në vend. Kështu gjatë 24 orëve kanë funksionuar 75...
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar 23-vjeçarin me iniciale E.C, pasi ka rrahur vjehrrin dhe vjehrrën e motrës, përkatësisht me inicialet Z.L dh...
DURRËS– Një 14-vjeçar me inicialet A.V., është vënë në pranga. I mituri, banues në Sallmone, Shijak është pikasur në afërsi të stacionit të trenit n...
POGRADEC-Këshilli Bashkiak në Pogradec ka miratuar vendimin më të ri për të përjashtuar nga taksimi baret dhe restorantet që përdorin hapësirën publike për bizn...
KONISPOL– Breshëri i parë në Konispol ka shkatërruar të mbjellat e fermerëve në Konispol. Në pamjet e meposhtme shihet se si prodhimet në agrume, mandarin...
TIRANË– Preng Gjini, personi që ra pre e një atentati me tritol në Tiranë, është nisur drejt Turqisë për kurim. Mësohet se Gjini ka udhëtuar tre ditë më pa...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës, pas një letër porosie të mbërritur nga pala italiane, ka nisur hetimet për kompaninë farmaceotike “Frog”, aksionere e së cilë...