Sport

VIDEO/“Qeveria të kthejë sytë nga futbolli”, Bekim Balaj në mbështetje të Ligës Profesioniste: Është krenari kombë

22 Shtator 2020, 13:43 Nga DOSJA
VIDEO/“Qeveria të kthejë sytë nga futbolli”, Bekim

SHQIPTARI– Futbolli shqiptar dhe qeveria vazhdojnë “lufën” e nervave dhe ajo që humbet është Superliga shqiptare. Deri më tani nuk ka asnjë avancë se kur pritet të fillojë sezoni i ri, me Ligën Profesioniste që kërkon nga qeveria plotësimin e katër kërkesave që kanë lidhje me lehtësimin financiar të klubeve, me qëllim mosfalimentimin e tyre dhe nxitjen e investimeve në futboll.

Qeveria kërkon prej ditësh uljen në tavolinë dhe shqyrtimin e tyre me deputetin Fidel Ylli dhe ministren e financave, Anila Denaj. Liga kërkon një takim me kryeministrin Edi Rama, teksa ditën e djeshme Ylli dha sinjalet se kryeministri mund t’i presë në një moment kur do jetë i lirë.

Deri në arritjen e këtij synimi, Liga do vazhdojë të lobojë dhe sot ka vendosur ta bëjë këtë nëpërmjet një thirrje të bërë nga sulmuesi i kombëtares, Bekim Balaj. “Futbollin e kemi krenari kombëtare dhe tani më shumë se kurrë duhet t’i gjendemi pranë. I bëj thirrje qeverisë që t’i hedhë sytë më shumë nga futbolli”, janë fjalët e shkodranit në video.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bekim balaj liga profesioniste bekim balaj liga profesioniste

Sondazh

Poll