Sport

Nuk ka 1 tetor, Anglia mbyll përsëri stadiumet, qeveria angleze frikësohet nga koronavirusi

22 Shtator 2020, 11:59 Nga DOSJA
Nuk ka 1 tetor, Anglia mbyll përsëri stadiumet, qeveria angleze

ANGLI-Stadiumet në Angli do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Rihapja e tyre ishte përcaktuar më 1 tetor, por edhe kjo datë është pezulluar përkohësisht. Vendimi për të shtyrë rikthimin e tifozëve u mor nga qeveria britanike pas rritjes së infeksioneve me mbi 4 mijë persona të prekur në javën e fundit. “Ne po konsideronim një program për të rihapur stadiumet, por kjo nuk është koha thotë Michael Gove, ministër i zyrës qeveritare – Ajo që duam është të garantojmë sigurinë maksimale të mundshme për tifozët, pasi të jetë e mundur t’i bëjmë ata të kthehen në stadiume “.

Julian Knight, kryetari i komitetit të përzgjedhur të Digital, Culture, Media and Sport (DCMS), u shpreh: “nëse nuk gjejmë një zgjidhje të shpejtë për të lejuar që stadiumet të hapen gradualisht, ne rrezikojmë shkatërrimin e sporteve tona.

Klubet angleze humbën 50 milion £ për shkak të mungesës së tifozëve dhe vlerësojnë gjithashtu një humbje prej 200 milionë paund nëse nuk ka tifozë këtë sezon.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boris johnson premier league boris johnson premier league

Sondazh

Poll