Aktualitet

Rrëshqasin gurët nga moti i keq dhe bien në lokal, plagoset punonjësi i “Gener 2” në Vlorë, thyen njërën këmbë

23 Shtator 2020, 09:49 Nga DOSJA
Rrëshqasin gurët nga moti i keq dhe bien në lokal, plagoset

VLORË– Një person ka mbetur i plagosur në të dyja këmbët pasi një masiv shkëmbor ka rrëshqitur dhe ka rënë në lokalin ku ai ndodhej në Kaninë të Vlorë. Punonjësi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është shoferi i firmës “Gener 2”, që po punon në kantierin e ndërtimit e projektit të “ByPassit” në Vlorë.

Ai ndodhej në një lokal pranë kantierit, në momentin që masivi shkëmbor ka rrëshqitur dhe gurët i kanë rënë në këmbë. I plagosuri është dërguar në spitalin e Vlorë, ndërkohë që mësohet se njërën këmbë e ka të thyer, kurse në tjetrën ka marrë dëmtime sipërfaqësore.

Dosja.al ju sjell edhe pamjet nga vendi i ngjarjes ku shihet dhe rrëshqitja e masivit shkëmbor.

Rrëshqitje gurësh ka pasur edhe në Sarandë. Kjo situatë u shkaktua pas shirave që mbërthyen vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Shirat kanë sjellë përmbytje në disa qytete të Shqipërisë, në Lushnje, Fier, Durrës dhe Lezhë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kanine plagoset punonjesi i gener 2 rreshqitje guresh ne kanine vlore kanine plagoset punonjesi i gener 2 rreshqitje guresh ne kanine vlore

Sondazh

Poll