Aktualitet

Altin Merizaj komandohet nën/drejtor i Policisë së Tiranës, zuri vendin e Arsen Sinomatit

23 Shtator 2020, 09:29 Nga DOSJA
Altin Merizaj komandohet nën/drejtor i Policisë së Tiranës,

TIRANË- Altin Merizaj është komanduar zv.drejtori për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, pas dorëheqjes së Arsen Sinomatit.

Më herët Altin Merizaj ka mbajtur postin e Drejtorit të Kufirit dhe Emigracionit në Durrës.

Arsen Sinomati dha dorëheqjen nga kjo detyrë më datën 18 shtator,  për arsye familjare, duke u larguar kështu nga radhët e Policisë së Shtetit. Dorëheqja e tij erdhi tre ditës pas atentatit të mirëorganizuar në drejtim të Preng Gjinit në Tiranë.

Ai mori këtë post të rëndësishëm në vitin 2017 dhe më herët ka qenë shef i Komisariatit nr.2 të Tiranës. Emri i tij është bërë i njohur pas një incidenti me bandën e Emiljano Shullazit, kreut të grupit kriminal që sot gjendet në burg. Sinomati, sipas denoncimeve nga qytetarët, u rrah nga Shullazi pse kreu kontroll në zonën ku banonte dhe vepronte grupi i Shullazit.

Po kështu, ai është personazh i njohur, sepse gjatë operacionit “Fund i marrëzisë” në vitin 2013,  ai u shkarkua si kreu i krimeve të Tiranës, me akuzën për “dekonspirim” të aksionit. Arsen Sinomati u shkarkua nga Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm në atë kohë, pasi këtë të fundit, nuk e bindën masat e marra nga komandanti.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin merizaj arsen sinomati jep dorëheqjen zv.drejtori i policisë së tiranës altin merizaj arsen sinomati jep dorëheqjen zv.drejtori i policisë së tiranës

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2020, 07:20

TIRANË- Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka treguar në emisionin Ditari në A2 rrethanat që mund të çojnë në një rimbyllje të shkollave. Ai tha se shkol...