Aktualitet

FOTO TË TRUPIT/ Katër orë operacion për t’i nxjerrë plumbin, vdes shqiptari që iu bë atentat në plazh në Itali

23 Shtator 2020, 09:39 Nga DOSJA
FOTO TË TRUPIT/ Katër orë operacion për t’i

ITALI– Selavdi Shehaj, 38 vjeçari shqiptar të cilit iu bë atentat para 3 ditësh në plazh në bregdetin Romak në Itali ka ndërruar jetë në spital. Shehaj iu nënshtrua një operacioni për katër orë rresht, gjatë të cilit kirurgët i hoqën plumbin nga qafa, por dy ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale ka ndërruar jetë.

Shtetasi shqiptar është Selavdi Shehaj, 38 vjeç, i cili ishte nën shoqërine e pronarit të plazhit “Bora Bora”, kur ra pre e atentatit. Dy burra të maskuar dhe të armatosur mbërritën me “skuter” në afërsi të plazhit, në orën 10:30 dhe njëri prej tyre qëlloi disa herë në drejtim të tij.

Shehaj është një person me precedentë penalë dhe sapo kishte mbaruar dënimin e një arresti shtëpiak. Ai kishte një histori droge në të kaluarën e tij, pista ku dhe janë përqëndruar hetimet e policisë për atentin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali selavdi shehaj vdes shqiptari ne itali itali selavdi shehaj vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll