Aktualitet

Tenderi i blerjes së maskave anti-Covid-19/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet për kompaninë “Frog”, kërkesa e ardhur nga

23 Shtator 2020, 08:42 Nga DOSJA
Tenderi i blerjes së maskave anti-Covid-19/ Prokuroria e Tiranës nis

TIRANË- Pas një letër porosie të mbërritur nga pala italiane, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për tenderin e blerjes së maskave anti-Covid-19. Gazetari i Report Tv, Elton Qyno shkruan se kanë nisur hetimet ndaj kompanisë farmaceotike “Frog” dhe nën hetim janë marrë Mirela Ndoci si dhe italiani 63-vjeçar nga Foggia, Vincenzo Nuzziello.

Nga hetimet është zbuluar se kompania “Frog”, është pritëse e disa transaksioneve bankare nga Italia, sa i përket tenderit të maskave që mori kompania “Bio Life SRL”, në rajonin e Lacios, me vlerë 4 milion e 960 mijë euro. Dyshohet se një pjesë e këtyre parave kanë mbëritur dhe në Shqipëri, të cilat janë marrë nga kompania “Frog” në Tiranë.

Transaksioneve e kalimit të parave mësohet të jenë kryer gjatë periudhës Prill-Maj dhe Qershor dhe të gjitha eurot janë tërhequr nga banka.  Këto hetime po kryehen nga prokurori  Alket Mersini dhe disa oficerë të sektorit kundër krimeve financiare.

Deri më tani hetuesit kanë vërtetuar se italiani Vincenzo Nuzziello, në muajin korrik 2020 ka vendosur të tërhiqet nga aksionet e kompanisë “Frog” dhe të largohet nga Shqipëria. 70 për qind të aksioneve të kësaj kompanie dhe që zotëroheshin nga Italiani, janë shitur vetëm për 700 mijë lekë të vjetra tek ortakia Mirela Ndoci.

Për këto hetimet Ndoci ka dhënë shpjegime rreth aktivitetit të tregtisë së maskave dhe transaksioneve bankare me kompaninë italiane. Mirela Ndoci, ka deklaruar në polici se ka blerë maska, dizinfektant, doreza e produkte të tjera mjekësore në Turqi, Vietnam, Kinë, Zvicër, Egjipt dhe vende të tjera. Ajo ka shtuar se i tregton në vende të ndryshme dhe klientë të ndryshëm.

Ndërsa Nuzziello, pas shitjes së aksioneve është larguar nga Shqipëria. Deri më tani atij nuk i është marrë asnjë deklaratë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mirela ndoci nisin hetimet ndaj kompanisë flog tenderi i blerjes së maskave anti-covid-19 vincenzo nuzziello mirela ndoci nisin hetimet ndaj kompanisë flog tenderi i blerjes së maskave anti-covid-19 vincenzo nuzziello

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2020, 07:20

TIRANË- Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka treguar në emisionin Ditari në A2 rrethanat që mund të çojnë në një rimbyllje të shkollave. Ai tha se shkol...