Aktualitet

Plagosën me sende të forta një person që prej më shumë se një muaji ndodhet i shtruar tek Trauma, arrestohen tre të rinj

23 Shtator 2020, 07:42 Nga DOSJA
Plagosën me sende të forta një person që prej më

TIRANË– Tre të rinj me incialet S.Z., 23 vjeç, E.Z., 18 vjeç dhe R.Ç, 31 vjeç, të tre banues në Tiranë, janë vënë në pranga pasi akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, mësohet se tre të arrestuarit në rrugën “Mihal Grameno”, me datë 9 gusht të këtij viti, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta një person me inicialet K.H.. Ky i fundit edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj pas ngjarjes ndodhet ende i shtruar në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore për shkak të plagëve të rëndë.

Njoftimi i policisë Tiranë. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 09.08.2020, ku mbeti i dëmtuar me sende të forta një shtetas. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.1, operacioni i koduar “Kombinimi”. Kapen dhe ndalohen 3 shtetas, autorë të dyshuar të ngjarjes, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”. Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, nga Komisariati i Policisë Nr.1 u zhvillua operacioni Policor “Kombinimi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur, kapja dhe ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht : S.Z., 23 vjeç, E.Z., 18 vjeç dhe R.Ç, 31 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Mihal Grameno”, me date 09.08.2020, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin K.H., i cili ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e Traumës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 te rinj ne tirane sherr me sende te forta ne tirane tirane arrestohen 3 te rinj ne tirane sherr me sende te forta ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2020, 07:20

TIRANË- Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka treguar në emisionin Ditari në A2 rrethanat që mund të çojnë në një rimbyllje të shkollave. Ai tha se shkol...