Aktualitet

Falsifikonin dokumente dhe mallra kontrabandë, arrestohet Leonard Runa, ekonomisti i dënuar për mashtrim dhe bashkëpunëtori

23 Shtator 2020, 09:43 Nga DOSJA
Falsifikonin dokumente dhe mallra kontrabandë, arrestohet Leonard Runa,

TIRANË– Leonard Runa ekonomist në një kompani private dhe Romarjo Omeri janë vënë në pranga pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh, vulash, stampash, formularësh dhe kontrabandë mallrash. 

Runa dhe Omeri janë arrestuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Policia e Tiranës për falsifikimin e dokumenteve. Runa është ekonomist në një kompani private dhe ka qenë i dënuar me parë për krijim të skemave mashtruese me TVSH.

Omeri akuzohet si bashkëpunëtor ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe personat me iniciale:S.J (Administratori, pronari i subjektit Nargjile) dhe A. D (menaxheri i firmës Nargjile). Videoja e publikuar nga Policia e Tiranës tregon edhe magazinat me mallrat kontrabandë.

Pamjet vijnë nga operacioni “Nargjile”, që vuri në pranga dy persona në Tiranë, të cilët akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet falsifikim dokumentesh leonard runa operacioni per falsifikim dokumentesh romarjo omeri falsifikim dokumentesh leonard runa operacioni per falsifikim dokumentesh romarjo omeri

Sondazh

Poll