Aktualitet

Kanosi një person, policia arreston 29-vjeçarin në Berat, çfarë iu gjet në banesë

23 Shtator 2020, 07:41 Nga DOSJA
Kanosi një person, policia arreston 29-vjeçarin në Berat,

BERAT– Policia e Beratit ka arrestuar 29-vjeçarin me iniciale A.A, banues në Berat, pasi ka kanosur 41-vjeçarin me iniciale E.D. Uniformat blu bëjnë me dije se pas kontrollit në banesën e tij është sekuestruar një shkop goditës metalik.  Mbi të riun rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.

Njoftimi i Policiasë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.A., 29 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi kanosi shtetasin E.D, 41 vjeç, banues në Berat, pas njoftimit të marr policia ushtroi kontroll në banesën e tij ku iu gjet dhe sekuestrua një shkop goditës metalik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”, njofton policia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 29-vjeçari në berat arrestohet 29-vjeçari në berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2020, 07:20

TIRANË- Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka treguar në emisionin Ditari në A2 rrethanat që mund të çojnë në një rimbyllje të shkollave. Ai tha se shkol...