Aktualitet

Nxorri armën ta vriste/ Dalin pamje nga sherri në Elbasan, si tentoi Rafaelo Greca të ekzekutonte Bekteshin, i riu i shpëton

23 Shtator 2020, 09:18 Nga DOSJA
Nxorri armën ta vriste/ Dalin pamje nga sherri në Elbasan, si tentoi

ELBASAN-Dalin pamje nga sherri që ndodhi më 26 shkurt në Elbasan, ku Rafaelo Greca tentoi të vrasë me armë zjarri Erando Bekteshin. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të siguruara nga ABC News, Greca zbret nga një makinë e zezë dhe qëllon me armë zjarri në drejtim të Bekteshit.

Ky i fundit, i veshur me një bluzë të kuqe dhe kapele, largohet me shpejtësi duke u futur në ambientet e një banese private në anë të rrugës. Greca e ndjek edhe për pak metra dhe qëllon vetëm njëherë në drejtim të tij, por fatmirësisht plumbi nuk e kapi Bekteshin. Autori largohet nga vendi i ngjarjes makinën e zeë, bashkë me shokun e tij me iniciale E.T . Konflikti mes tyre dyshohet se ka ndodhur, pasi Bekteshi i goditi me shkelm automjetin Rafaelo Grecës.

Policia e Elbasanit arrestoi sot Rafaelo Grecën, pasi për të gjykata e Elbasanit, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”. Ndërsa shoku i tij me iniciale E.T është ende në kërkim.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet rafael greca erando bekteshi arrestohet rafael greca erando bekteshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2020, 07:20

TIRANË- Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka treguar në emisionin Ditari në A2 rrethanat që mund të çojnë në një rimbyllje të shkollave. Ai tha se shkol...