Aktualitet

‘A je në terezi për ato që shkruan? Ne jemi futur në hasmëri’/ Sherri me 1 viktimë në Durrës, gazetarja tregon TELEF

22 Shtator 2020, 17:07 Nga DOSJA
‘A je në terezi për ato që shkruan? Ne jemi futur në

DURRËS– Gazetarja Klodjana Haxhiraj ka bërë publike bisedën e saj telefonike me Vasil Tatazin, babain e një prej djemve të përfshirë në sherrin me të vrarë pak netë më parë në qytetin bregdetar.

Sipas rrëfimit të gazetares, Tatazi ishte indinjuar me raportimin e gazetares, duke i kërkuar llogari lidhur me informacionet që kishte dhënë për sherrin që përfundoi me vrasjen e një personi dhe me plagosjen e dy të tjerëve.  

POSTIMI I GAZETARES:

Dëgjo! Jam Vasil Tatazi, për efekt se telefonatën do e çoj në gjykatë do ta regjistroj.

Urdhëro fol çfarë halli ke?

A je në terezi për ato që shkruan? Ne jemi futur në hasmëri me palën tjetër! E di ti kush e vrau? Kush shtoi, kush qëlloi? Pse nuk e dini ju kush qëlloi? Pse nuk pyesni?

Dëgjo ne kemi informacion lidhur me ato që jep Policia! Ti mblidh fëmijët të mos marrin në qafë njerëzit! Vijon me kërcënim, a thuajse jam unë shkaktare e atyre që bëjnë fëmijët e tij. Ja mbylla!

Më tej ajo shkruan: Ti je prind që të dhemb zemra se fëmijët janë përfshirë në një ngjarje menjë të vrarë e dy të plagosur. Ty të ka rënë si bombë kjo që para 4 netës, po çfaj të kam unë or zotëri, për fëmijët e tu? Unë një vajzë që kam pretendoj ta rris e ta shkolloj jashtë se këtu është vend i frikshëm! Ti mua ma le bukën në fyt!

Për vrasjen e Armando Baboçit (GJINI), nga familja Tatazi janë prangosur Enriku dhe Henri, i cili është i plagosur. Për të rinjtë e tjerë të përfshirë në sherr, sot Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrestg me burg”. LEXO DINAMIKËN E PLOTË

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres klodjana haxhiraj sherri ne durres vasil tatazi durres klodjana haxhiraj sherri ne durres vasil tatazi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2020, 16:34

TIRANE– Ngjarja që ndodhi në Shkup, ku maqedonasit provokuan shqiptarët me thirrje raciste bëri xhiron e rrjetit.Adnan Avdula ishte një nga dasmorët shqiptarë q...