Aktualitet

22 Shtator 2020, 16:34 Nga DOSJA

TIRANE– Ngjarja që ndodhi në Shkup, ku maqedonasit provokuan shqiptarët me thirrje raciste bëri xhiron e rrjetit.

Adnan Avdula ishte një nga dasmorët shqiptarë që u kthye për tu përballur me maqedonasit, i mbështetur nga shqiptarët e tjerë. Fatmirësisht ato u tërhoqën pa kaluar në përplasje fizike. Në një lidhje me Skype në emisionin ‘Shqipëria Live’ ditën e sotme  ishte Adnan Avdula i cili ka treguar disa detaje nga ky incident.

‘Isha në mes të kolonës, e kisha djalin pas motorrit, ata panë makinat me flamujt shqiptar dhe provokuan. Ndalova i thash kemi dasëm, mos e prishni rendin. Ato mu drejtuan me gjuhë të rëndë.’

Më tej Adnani tregoi se maqedonasit kanë pasur gjithmonë parrullën “Shqiptar i mirë shqiptar i vdekur”, pavarësisht se në grupin e tyre kanë shqiptarë.

Është shumë nacionaliste dhe komuniste. Nuk patën asnjë respekt ndaj dasëms apo ndaj bashkëqytetarëve të vet.’– shton ai.

Nëse situata do kishte dalë jashtë kontrollit Adnani thotë se dasma do të ishte më e gjakosur.

Adnani kërkon që autoritetet të marrin masa për individë të tillë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adnan avdula adnan avdula

Sondazh

Poll