Aktualitet

Tërhoqi zvarrë me makinë qenin derisa e ngodhi/ Ndërron jetë prej infarktit 50-vjeçari nga Durrësi, familjarët zemërthy

22 Shtator 2020, 16:24 Nga DOSJA
Tërhoqi zvarrë me makinë qenin derisa e ngodhi/ Ndërron

DURRËS– Ndërron jetë Faik Perkoxha, 50-vjeçari, i cili pushtoi rrjetet sociale me pamjet teksa tërhiqte zvarrë me makinën e tij një qen, derisa ky i fundit ngordhi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë shpërndarë familjarët e 50-vjeçarit. 

Një prej tyre shkruan në rrjetet socialese Perkoxha ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti, ndërsa kanë postuar edhe fotot të tij. 

Me zemrën e thyer dhe me lot në sy, ata shkruajnë: Qofsh i xhenetit Faik!

Mëngjesin e 15 shtatorit, në rrjetet sociale “Animal Rescue” publikoi fotot e torturimit të një qeni, i cili ishte i pajetë, dhe po tërhiqej zvarrë nga makina në pamje. Lidhur me rastin reagoi edhe Policia e Durrësit, e cila procedoi penalisht 50-vjeçarin për veprën penale të keqtrajtimit të kafshëve.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet faik perkoxha qeni i vrare ne durres faik perkoxha qeni i vrare ne durres

Sondazh

Poll