Aktualitet

Rrezikonte deri në 20 vite burg për dy armët/ Kush është gjyqtarja që la në shtëpi Fjolla Morinën, në 14 muaj punë mo

22 Shtator 2020, 15:54 Nga DOSJA
Rrezikonte deri në 20 vite burg për dy armët/ Kush

KUKËS– Këngëtarja Fjolla Morina është lënë në masën “arrest shtëpie” edhe pse u kap duke kaluar kufirin e Morinës me dy armë në çantë. Vendimi u mor mesditën e sotme nga gjyqtarja Merita Karaj, edhe pse ekspertiza balistike vërtetoi se dy objektet e gjetura në çantë ishte armë zjarri, ndërkohë që Kodi Penal parashikon dënimin nga 10-20 vite burg.

Ndërkohë që asnjë akuzë e re nuk u ngrit për këngëtaren, edhe pse ajo mashtroi lidhur me shtatzëninë për t’i shpëtuar burgun. Mjeku gjinekolog, i cili e “nxori” dy muajshe shtatzënë këngëtaren është shpallur në kërkim dhe është arratisur për në Kosovë që t’i shpëtojë drejtësisë, ndaj Fjolla Morinës, nuk u ngrit asnjë akuzë. Është e vështirë të “imagjinosh” se mjeku ka qënë fans i zjarrtë i këngëtares dhe falsifikimin e ekos e ka bërë me kokën e tij.

Megjithatë ky detaj u anashkalua nga gjyqtarja, edhe pse mbi këngëtaren mund të ishin ngritur disa akuza të tjera për falsifikim dhe korrupsion ndaj bluzave të bardha. Megjithatë gjyqtarja është e re në detyrën e saj, pasi është emëruar në post vetëm në 15 korrik të vitit 2019, ose më konkretisht 14 muaj më parë.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 136/a të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 35 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe bazuar në vendimin nr.118, datë 15.07.2019, “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtare të znj. Merita Karaj”, mbi propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, V E N D O S I : 1. Të emërojë gjyqtar znj. Merita Karaj. Ky vendim hyn në fuqi në datën e publikimit në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, thuhet në njoftimin zyrtar të KLGJ për emërimin e gjyqtares.

Dy janë opsionet; “gjyqtare e re” ka marrë zakonet e drejtësisë së vjetër, ose nga mungesa e eksperiencës ka “harruar” të çojë deri në fund punën e saj.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fjolla morina fjolla morina ne gjyq gjykata e kukesit gjyqtarja merita karaj merita karaj fjolla morina fjolla morina ne gjyq gjykata e kukesit gjyqtarja merita karaj merita karaj

Sondazh

Poll