Aktualitet

Zbulohet laboratori i drogës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

22 Shtator 2020, 16:25 Nga DOSJA
Zbulohet laboratori i drogës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në

ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar është vënë ditën e sotme në pranga pasi policia italiane zbuloi se ky së bashku me 51- vjeçar italian kishin një  laborator të specializuar për prodhim, paketim dhe shitje marijuana.

Raportimet e para, që çuan policinë në zbulimin e këtij laboratori ishin nga disa qytetarë, të cilët kishin vërejtur lëvizje të çuditshme pranë shtëpisë së 51-vjeçarit. Pas një hetimi të shkurtër, karabinierët arritën të zbulonin drogën dhe të vinin në pranga dy personat.

Policia zbuloi dy serra, njëra prej të cilave përmbante 19 rrënjë kanabis 50 cm të lartë dhe tjetra 15 bime 3 metra të gjata. Ndriçimi i lëndës narkotike bëhej nëpërmjet llambave me anë të një sistemi elektrik të improvizuar. Ndërsa sistemi i ujitjes së drogës bëhej me pika. Po ashtu u gjetën dhjetëra kavanoza, disa prej të cilave me kanabis gati për tu shitur.

Në shtëpi, karabinierët sekuestruan 135 gram kokainë, material për paketimin e drogës dhe 3,300 euro.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll