Aktualitet

Klevis Kapllani u vra për një “Audi”/ Detaje nga hetimet për atentatin e Rrogozhinës, Policia priti ta kapte autorin në

22 Shtator 2020, 16:45 Nga DOSJA
Klevis Kapllani u vra për një “Audi”/ Detaje nga hetimet

RROGOZHINË– Shpallet në kërkim një person për vrasjen e Klevis Kapllanit në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në kërkim është shpallur një shok i ngushtë i viktimës, me të cilin kohët e fundit kishte pasur përplasje. Mendohet se shkak për vrasjen ka qënë sherri që ka nisur për një  një automjet tip “Audi” dhe për një vlerë të konsiderueshme parash.

Të njëjtat burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori dhe viktima kanë jetuar në të njëjtën zonë, ndërsa më pas miku është transferuar në Durrës. Deri më tani, Policia ka zhvilluar disa operacione për kapjen e të dyshuarit por deri më tani asnjë nuk ka rezultuar si suksesshëm. Sipas informacioneve, miku i ngushtë u mësua se do të ishte prezent gjatë përcjelljes së 33-vjeçarit për në banesën e fundit, por sërish i shpëtoi efektivëve.

Deri më tani i vetmi emër që ka dalë në media, për marrëdhënie të ngushta me Kapllanin ka qënë Nuredin Dumani, gjithashtu nga Rrogozhina. Pak muaj më parë, Dosja.al raportonte se Dumani ishte i përfshirë në një rrjet prostitucioni, grupi i të cilit u shkatërrua në vitin 2018. Ishte pikërisht rrëfimi i një 18-vjeçareje nga Durrësi që është shfrytëzuar si prostitutë në Francë, e cila zbuloi rrjetin e trafikantëve, të cilët ishin nën hetim në Francë, Shqipëri e Itali.

Vajza me inicialet A.K, gjimnaziste në një shkollë në qytetin bregdetar, vendosi t’u shpëtojë trafikantëve, duke u hedhur mbi një makinë policie në Francë. Ndërsa edhe Kapllani ka qenë i dënuar dy herë në Itali si shpërndarës droge. Megjithatë nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin person.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klevis kapllani nuredin dumani vrasja ne rrogozhine klevis kapllani nuredin dumani vrasja ne rrogozhine

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2020, 16:34

TIRANE– Ngjarja që ndodhi në Shkup, ku maqedonasit provokuan shqiptarët me thirrje raciste bëri xhiron e rrjetit.Adnan Avdula ishte një nga dasmorët shqiptarë q...