COVID-19 “pushton” shkollat/ 65 mësues të infektuar brenda 1 jave mësimi, shumë të tjerë u është marrë tamponi
22 Shtator 2020, 12:02Nga DOSJA
SHQIPËRI- COVID-19 ka “pushtuar” shkollat e vendit. Deri më tani, në total janë të infektuar 65 mësues dhe shumë mësuesve të tjerë u është marrë tamponi dhe pritet përgjigja e analizave.
Po kështu ka edhe nxënës të infektuar, të cilët janë karantinuar në banesat e tyre.
Mësuesit e infektuar:
5 mësues në Bulqizë;
8 mësues në Berat;
4 mësues në Poliçan;
12 mësues të infektuar në Ersekë;
9 mësuesë, (edukatorë dhe sanitarë të infektuar në Sarandë):
3 mësues dhe edukatorë të infektuar në Delvinë;
2 mësuese në Vlorë;
10 mësues të infektuar në shkollën ‘Jeronim De Rada’ në Tiranë;
5 mësuesë të infektuar në shkollën ‘Petro Nini Luarasi’ në Tiranë;
3 mësues të infektuar në shkollën ‘Ismail Qemali’ në Tiranë;
1 mësuese në Gjirokastër;
1 mësues në shkollën 17 shkurti në Tiranë;
2 mësues në institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë në Tiranë;
Por, para se të niste viti i ri shkollor ministria publikoi udhëzimet për zhvillimin e mësimit në shkolla. Sipas udhëzimit të ministrisë të gjithë nxënësit duhet të mbajnë maska dhe të përdorin dezinfektantë.
Po kështu, çdo ditë para se të futen në shkolla u matet temperatura. Këto udhëzime janë kritikuar nga opozita, e cila kërkoi testim për mësuesit para se të niste viti shkollor. Por duket se masat nuk kanë funksionuar pasi në një javë mësim, 69 vetë staf mësimor janë infektuar.
(J.V;F.G/Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KUKËS– Gjinekologu i spitalit të Kukësit që falsifikoi ekon e parë ku Fjolla Morina doli shtatzënë po kërkohët nga drejtësia. Ai rrezikon burg, pasi ekoja ...
KUKËS– Këngëtarja Fjolla Morina nuk është shtatzënë. Ekoja e dytë ka zbuluar se Morina, që akuzohet për trafik armësh dhe municionesh, ka mashtruar në ekon...
KAVAJË– Videoja që po shikoni tregon momentin e arrestimit të Rizan Aliut, të riut që është vënë në pranga në zonën e plazhit në Kavajë, katër ditë p...
KUKES- Prokuroria nuk e beson se është shtatzënë, por duket se as Fjolla vetë! Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas arrestimit të shtunën në pikën hyrëse në...
TIRANE- I duhen 2 vizita tek gjinekologu për të shpëtuar nga burgu, ndërsa një javë më parë pozonte nga vila luksoze që kishte marrë si dhuratë nga i dashuri. B...
KAVAJË- Policia ka arrestuar 25-vjeçarin me iniciale B.B, i cili akuzohet se ka kryer 10 vjedhje gjatë muajve të fundit në Kavajë. Uniformat blu bëj...
DURRËS– Klodian Daci, i akuzuar për vrasjen e Armando Baboçit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e të dielës që shkoi është lënë nën masën e arrestit me bu...
FIER– Elton Meta, 31-vjeçari që alarmoi familjen e tij e të gruas dhe kërcënoi se do të vetëvritej me kallashnikov, është lënë në masën ‘arrest me burg”....