Aktualitet

TË PATHËNAT/ Fjolla Morina nuk e dinte që ishte dy muajshe shtatzënë, këngëtarja u BEFASUA kur gjinekologu ia tha dje në

22 Shtator 2020, 11:22 Nga DOSJA
TË PATHËNAT/ Fjolla Morina nuk e dinte që ishte dy muajshe

KUKES- Prokuroria nuk e beson se është shtatzënë, por duket se as Fjolla vetë! Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas arrestimit të shtunën në pikën hyrëse në Morinë, këngëtarja u dërgua në paraburgimin e Kukësit, pasi u kap me një armë pa leje në makinën e saj tip “AUDI Q7”.

Atje, Fjolla pati probleme me shëndetin, dhe siç sqarojnë të njëjtat burime, këngëtarja ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike, ku pas analizave të kryera, ka rezultuar se ajo është në muajin e dytë të shtatzënisë.

Por mësohet se ajo nuk ka patur dijeni për faktin se ka qenë shtatzënë. Në momentin kur këngëtarja ka mësuar se ka qenë shtatzënë, ajo është befasuar. Ka qenë mjeku gjinekolog që i ka thënë Morinës lajmin, dhe ajo se ka besuar fillimisht këtë fakt.

Tashmë, 34-vjeçarja akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve” dhe pritet të njihet me masën e sigurisë. Prokuroria ka dërguar edhe armët për ekspertim balistik, ndërsa iu janë marrë edhe shenjat e gishtave, Morinës dhe dy personave që e shoqëronin në makinë.

Lajmi kryesor: Kukës/ Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Fjolla Morinën, në shtëpi e dërgon vetëm garancia prej 5 mln lekësh, seanca shtyhet për në 13:00, akuza: Të vijë gjinekologu. Këngëtarja: S’dua kamera!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fjolla morina fjolla morina shtatzene fjolla morina fjolla morina shtatzene

Sondazh

Poll