Aktualitet

“Pse m’i sollët kamerat”/ Pa asnjë pikë grimi në fytyrë, Fjolla Morina nis ‘tekat’ në seancën gjyqësore, momen

22 Shtator 2020, 07:37 Nga DOSJA
“Pse m’i sollët kamerat”/ Pa asnjë pikë grimi

KUKËS– Fjolla Morina, këngëtarja që u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës ka kërkuar që gjatë seancës së sotme gjyqësore të mos kishte kamera. Ne videon e publikuar nga Dosja.al, këngëtarja shihet që qëndron me kurriz nga kamerat dhe mundohet që t’i shmangë ato.

Në sekondën 44:00, këngëtarja dëgjohet të thotë se e vetmja gjë që ka kërkuar është që të mos kishte kamera.

Kamerën kërkova mos me e sjellë këtu, s’du me i pa,”– thotë ajo dhe shikon ngultasi gazetarët.

Seanca për gjyqin ndaj Morinës është shtyrë për në orën 13:00. Prokuroria ka kërkuar që gjinekologu të jetë prezent në seancë, pasi sipas tyre, një eko nuk mjafton për të vërtetuar shtatzëninë. Këngëtarja akuzohet për trafik armësh dhe municionesh pasi u kap me një pistoletë dhe një 23 fishekë në kufi të Morinës.

Bashke me të u vunë në pranga edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muja. Këta dy të fundit kanë deklaruar se nuk e kishin idenë që këngëtarja kishte armë me vete. Vetë Fjolla e ka pranuar autorësinë e armës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fjolla morina fjolla morina fjolla morina ne gjyq arrestohet fjolla morina fjolla morina fjolla morina ne gjyq

Sondazh

Poll