Aktualitet

Plagosja në Kavajë, Rizan Aliu akuzohet dhe për plagosjen e nipit të tij, bashkëjetuesja tentoi ta fshihte dhe gënjeu në

22 Shtator 2020, 06:59 Nga DOSJA
Plagosja në Kavajë, Rizan Aliu akuzohet dhe për plagosjen e nipit

KAVAJË– Rizan Aliu, personi që masakroi me thikë Besnik Çelmetën në një bar kafe në Kavajë, është arrestuar një natë më parë. Policia e Shtetit publikoi edhe pamjet ku shihej se si Aliu, i veshur me një kanotiere gjumi e një palë tuta të shkurtra ngjyrë blu, u arrestua natën, në një zonë të plazhit të Kavajës.

Por Aliu, në momentin që plagosi Çelmetën, ka sulmuar me thikë edhe edhe nipin e tij, Mariglen Aliu, që është edhe pronari i loaklit ku ndodhi ngjarja. Vetë Aliu, është shprehur se e ka dhunuar edhe atë pasi ka ndërhyrë mes sulmuesit dhe Çelmetës, duke i shkaktuar një dëmtim në kofshë.

Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen në fjalë është pyetur edhe bashkëjetuesja e Rizan Aliut, Edlira Shallasi. Kjo e fundit pas publikimit të pamjeve, deklaroi se nuk ka qenë e pranishme në kohën e ngjarjes, por përmes telefonit i ka kërkuar partnerit të saj që të dorëzohej në polici.

Por nga pamjet e publikuara në media, Shallasi duket që ka qenë në vendin e ngjarjes, dhe shihet që del nga lokali bashkë me Aliun, i cili mban dhe thikën e sulmit në dorë.

Aliu u shpall në kërkim për plagosjen e Çelmetës, pas publikimit të pamjeve të ngjarjes që bënë xhiron e rrjetit, teksa autori i ngulte thikën të moshuarit. Ngjarja e rëndë ndodhi para disa ditësh. Pamjet u publikuan në media, që solli më pas edhe reagimin e policisë.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik çelmeta plagosje ne kavaje besnik çelmeta plagosje ne kavaje

Sondazh

Poll