Me flokët gërshetë dhe e maskuar, Fjolla Morina mbërrin në Gjykatë nën forca të shumta sigurie, biznesmeni dhe shoferi f
22 Shtator 2020, 07:00Nga DOSJA
KUKËS– Pamjet që po shikoni vijnë nga Gjykata e Rrethit Kukës ku këngëtarja Fjolla Morina ka mbërritur nga forca të shumta policie.
E veshur me një fustan të gjatë me lule, me maskë të vënë dhe me flokët gërshet, këngëtarja është futur brenda ambienteve të Gjykatës, ku pret të njihet me masën e sigurisë, e shoqëruar nga një efektive.
Pas saj, janë futur edhe dy personat e tjerë të arrestuar me këngëtaren në kufi, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji. Të tre do të njihen me masën e sigurisë, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’.
Fjolla Morina, e cila rezultoi edhe dy muajshe shtatzënë akuzohet për trafik të armëve dhe municioneve. Ajo u kap me një pistoletë teksa futej në Shqipëri përmes pikës kufitare në Morinë dhe 26 fishekë, për të cilat e mbajti vetë autorësinë. Muji dhe Syla deklaruan se nuk kishin dijeni se këngëtarja kishte armë me vete.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAVAJË– Rizan Aliu, personi që masakroi me thikë Besnik Çelmetën në një bar kafe në Kavajë, është arrestuar një natë më parë. Policia e Shtetit publ...
DURRËS- Viti shkollor ka nisur ndryshe nga vitet e tjera. Të gjithë nxënësit gjatë orarit mësimor e kanë të detyrueshme të mbajnë maska, masë kjo për COVID...
FRANCË- Për disa vjet me rradhë të gjithë ministrat e brendshëm francez që kanë ardhur në pushtet kanë pasur si synim të zgjidhnin çështjen e azilkë...
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” gazetari Artan Hoxha tregoi detaje në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës në Bradashesh të Elbasanit. ...
SHQIPËRI- Ditën e sotme do të ketë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Meteoalb parashikon se herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi. N...
TIRANË–Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë plagosjen e një të riu në zonën e Brr...
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar çmimin e 1 kilogrami lënde narkotike kokainë në Ekuador dhe rritjen që pëson derisa vjen në Europë.I ftuar n...