Aktualitet

Pas maturantit rezulton e infektuar edhe mësuesja në Gjirokastër, preken nga COVID edhe dy punonjës të doganës së Kakavij

22 Shtator 2020, 07:37 Nga DOSJA
Pas maturantit rezulton e infektuar edhe mësuesja në Gjirokastër,

GJIROKASTËR- Rritet numri i të infektuarve në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas infektimit të një maturanti, sot ka rezultuar e infektuar edhe mësuesja e klasës së 10-të. Kjo e fundit është karantinuar në banesë. Po kështu, menjëherë është vendosur mbyllja e klasës së 10-të dhe nxënëseve dhe mësuesve të tjerë u është marrë tamponi.

Sakaq në Gjirokastës ka të infektuar ka edhe në institucionet shtetërore. Mësohet se dy punonjës kanë rezultuar pozitivë në doganën e Kakavijës.

Ndërkohë në Shqipëri çdo ditë rëndohet bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se së fundmi kanë humbur jetën 2 persona dhe janë infektuar 150 të tjerë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Numri total i viktimave ka shkuar në 364.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi të infektuarit në gjirokastër koronavirusi ne shqiperi të infektuarit në gjirokastër

Sondazh

Poll