Azilkërkuesit në Francë/ Gazeta franceze: Shqipëria e dështuar me krim dhe korrupsion, ku shteti ligjor nuk funksionon
22 Shtator 2020, 06:40Nga DOSJA
FRANCË- Për disa vjet me rradhë të gjithë ministrat e brendshëm francez që kanë ardhur në pushtet kanë pasur si synim të zgjidhnin çështjen e azilkërkuesve shqiptarë, pasi herë pas here kanë hapur probleme.
Çdo ditë e më tepër numri i azilkërkuesve shqiptarë është kthyer në një dosje të problematike për administratën franceze. Që prej kohës kur Shqipëria liberalizoi vizaat , e më pas me ardhjen Partisë Socialiste në pushtet shifrat janë bërë alarmante. Prej vitit 2011 numri ka shkuar nga 339 kërkesa në vit, në 9251 që u regjistruan në 2019.
Gazeta e njohur franceze franceze “Marianne” i ka kushtuar një artikull këtij fenomni në Francë.
“Deri në 2015 kërkesat qëndruan poshtë tavanit të 3000, pastaj u rritën me 5172, në 2016, 8351 në 2017 duke e venosur Shqipërinë në krye të shteteve azilkërkuese.”- ka shkruan e përjavshmja franceze.
Përveç shkaqeve më të përmendura si arsyet për të marrë një shërbim shëndetësor më të mirë, apo për ti shpëtuar hakmarrjes, “Marianne” i referohet edhe shkaqeve që lidhen me gjendjen e vendit tonë.
“Rritjae numrit të azilkërkueseve shqiptarë në këtë nivel shpjegohet me depresionin social dhe ekonomik që po kalon vendi.”- thuhet në një raport të cituar të Gjykatës kombëtare të së drejtës së azilit.
Gazeta përmend gjithashtu edhe një tjetër raport të Ministrisë franceze të Ekonomisë dhe Financave të marsit 2018, ku Shqipëria përshkruhet si një vend “I penalizuar nga korrupsioni, me një kriminalitet të madh dhe ku shteti ligjor nuk funksionon”.
Prandaj që prej vitit 2015 Franca na ka renditur mes “vendeve të sigurta”, pra që nuk përfitojnë azil, kërkuesit nga Shqipëria kanë qenë në qëndër të vëmendjes së Parisit. Ish-ministri i brendëshëm i sapo zgjedhur nga presidenti Macron, Gerard Collomb erdhi në dhjetor 2017 në Tiranë (foto poshte) për të ushtruar presion për këtë çështje.
Gjithashtu edhe ish- kryeministri francez Eduart Philipe përmes një interviste për mediat franceze një vit më parë u zotua publikisht për uljen e këtij fluksi emigrator, ndërkohë që parlamenti francez organizoi një debat për rregullimin e këtij emigrimi të nisur nga rastet e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.
Po përse për një vend të madh si Franca përbën problem një numër më i vogël se 10 mijë azilkërkues në vit?
Pse problemi merr këto përmasa kur vëtëm 6% e kërkesave të bëra nga shqiptarët miratohen, ndërkohë që Franca e ka 40 % numrin e miratimeve për të gjitha vendet?
Sa u përket këtyre pyetjeve media franceze citon Pierre Henrry, ish-drejtor i shoqatës “Franca tokë azilantësh”, i cili ka shpjeguar se emigrantët shqiptarë kërkojnë azil familjarisht dhe sipas ligjit francez ata duhet të strehohen në qëndra pritëse.
Por ndërsa në to vendet janë të pakta kjo krijon një shqetësim për administratën deri sa t’i kthejë sërish në vendin e tyre azilkërkuesit. Një arsye tjetër është se këta azilkërkues shpesh janë viktima të bandave kriminale shqiptare.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” gazetari Artan Hoxha tregoi detaje në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës në Bradashesh të Elbasanit. ...
SHQIPËRI- Ditën e sotme do të ketë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Meteoalb parashikon se herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi. N...
TIRANË–Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë plagosjen e një të riu në zonën e Brr...
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar çmimin e 1 kilogrami lënde narkotike kokainë në Ekuador dhe rritjen që pëson derisa vjen në Europë.I ftuar n...
TIRANË– Eldi Dizdari, koka e kartelit shqiptar të drogës u prangos në Dubai. Se përse kishte zgjedhur që të jetonte në Emiratët e Bashkuara Arabe, zgjodhi ...
KAVAJË– Arrestohet Rizan Aliu, i riu që dhunoi barbarisht dhe qëlloi më thikë fqinjin 60-vjeçar në një lokal në qytetin e Kavajës. Burime të Dosja.a...
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me aktivitetin e shqiptarëve me drogën e Ekuador.Në fjalën...