Aktualitet

“Nuk mjafton ekoja”/ Prokuroria kërkon që të vijë gjinekologu në seancën gjyqësore për Fjolla Morinën, këngëtarja

22 Shtator 2020, 07:28 Nga DOSJA
“Nuk mjafton ekoja”/ Prokuroria kërkon që të

KUKËS– Prokuroria ka shtyrë për në orën 13:00 seancën gjyqësore ndaj Fjolla Morinës, e cila akuzohet për trafik të armëve dhe municioneve. Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar që gjinekologu të jetë prezent në seancë, pasi sipas tyre, një eko nuk mjafton për të vërtetuar shtatzëninë. 

Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” dhe një garanci pasurore prej 5 mln lekësh nga këngëtarja. 

 Këngëtarja akuzohet për trafik armësh dhe municionesh pasi u kap me një pistoletë dhe një 23 fishekë në kufi të Morinës.

Bashke me të u vunë në pranga edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muja. Këta dy të fundit kanë deklaruar se nuk e kishin idenë që këngëtarja kishte armë me vete. Vetë Fjolla e ka pranuar autorësinë e armës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fisnik syla fitim muji fjolla morina fjolla morina ne gjyq fisnik syla fitim muji fjolla morina fjolla morina ne gjyq

Sondazh

Poll