Aktualitet

Vjedh mobiliet e tualetit në një shtëpi të pabanuar, arrestohet kuksiani në Prizren

22 Shtator 2020, 07:35 Nga DOSJA
Vjedh mobiliet e tualetit në një shtëpi të pabanuar,

KOSOVË–  Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, për të pandehurin me iniciale S.Ç. nga fshati Borje të Kukës, por me qëndrim të përkohshëm në fshatin Pllanjane, Komuna e Prizrenit.

Kjo masë paraburgimi vjen për shkak se kuksiani dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhjen e rëndë. Ndër kohë mësohet se masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës, 18.09.2020, nga ora 17:00, dhe do të zgjasë deri më datën 18.10.2020.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1., nga se i pandehuri në ditën kritike 27.08.2020, në orët e mbrëmjes, në fshatin Pejçiç, Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale S.M.

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga se i pandehuri në ditën kritike 27.08.2020, në orët e mbrëmjes, në fshatin Pejçiç, Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale S.M., i pandehuri ditën e incidentit, derisa ishte duke i kullotur bagëtinë në atë pjesë të fshatit, afrohet te shtëpia e pa banuar e të dëmtuarit, i cili ishte jashtë vendit dhe me mjet të përshtatshëm-gurë, e thyen xhamin e dritares së shtëpisë të katit të parë, pastaj përmes dritares hynë brenda dhe me forcë i hap dyert e dhomave dhe pas kontrollit, arrin të marrë: një televizor të markës ‘Industria’, një resever, një shporet elektrik, një frigorifer, një fshesë elektrike, një shole për WC ‘Industria’, një tush për banjo, një bojler, një komplet të pajisjeve të kuzhinës, lloje të ndryshme të pijeve alkoolike, një batanije, duke i larguar fillimisht e më pastaj të njëjtat ia shet një personi të panjohur, shtetas i Republikës së Shqipërisë.”- thuhet në njoftimin e Gjykatës.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kosove prizren kuksiani me inisciale s.ç kosove prizren kuksiani me inisciale s.ç

Sondazh

Poll