Aktualitet

Nxënësit e Krujës mësojnë në qendrën shëndetësore të qytetit, ankohen fëmijët: Kushtet aspak të mira

21 Shtator 2020, 12:08 Nga DOSJA
Nxënësit e Krujës mësojnë në qendrën

KRUJE– 24 nxënës në qytetin e Krujës po zhvillojnë mësimin në qendrën shëndetësore ‘Cuthi’ të këtij qyteti. Në këtë qendër japin mësim 6 mësues dhe vetë nxënësit shprehen se kushtet në shkolla nuk janë aspak të mira.

Mësimi jepet në klasa kolektive për nxënësit që janë nga katër fshatra të Malësisë së Krujës.

Rastet e infektimit në shkollat në vend nuk kanë qenë të pakta. Mësues të infektuar me COVID-19 janë paraqitur në disa shkolla në vend. Në qytetin e Krujës janë raportuar për mungesë kushtesh në shkolla deri në zbulimin e rastit të sotëm ku nxënësit duhet të mësojnë në një qendër shëndetësore.

Deri më sot, që nga nisja e pandemisë në muajin mars. në vendin tonë janë të infektuar 12.226 persona me COVID-19 ku prej tyre kanë gjetur vdekjen 358 që prej fillimit të shpërthimit. Ndërkohë aktualisht janë aktivë 4980 pacientë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne shkolla koronavirusi ne shkolla kruje mesim covid-19 ne shkolla koronavirusi ne shkolla kruje mesim

Sondazh

Poll