Erion Veliaj: Shtëpitë individuale dhe pagesat e Rindërtimit i mbarojmë brenda 2020, apartamentet duan dhe një vit
TIRANE– Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka qënë mëngjesin e sotëm në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ me Bashkim Hoxhën në Neës24 aty ku iu është përgjigjur shqetësimit të disa qytetarëve.
Disa prej qytetarëve hasin vonesa në pagesat si dëmshpërblime nga Bashkia për Rindërtimin, por Veliaj sqaron pse ndodh kjo. Sipas tij 10 ditë i vonon vetëm Prefektura që i shqyrton, më pas dosjet kanë dhe probleme por thekson se 90% e qytetarëve që u prekën nga tërmeti kanë dosje të rregullta, shkruan ‘BalkanWeb’.
Ai shton se 6 mijë qytetarë kanë mbaruar punë me Bashkinë e Tiranës, teksa 1 mijë kanë shtëpi të tjera.
Veliaj thekson se brenda këtij viti në Tiranë përfundojnë shtëpitë individuale dhe pagesat për Rindërtimin, teksa apartamentet që do rindërtohen do të marrin dhe një vit më tej.
Pjese nga intervista:
BASHKIM HOXHA: Dëmshpërblimi për godinat e tërmetit, kanë dalë dhe listat, por kur shkojnë në bankë nuk i janë derdhur lekët?
ERION VELIAJ: Ajo që ndodh është që Bashkia e Tiranës i kalon me lote. Disa herë mund të mungojë një dosje, akt konstatim. Arsyeja pse bëhet është sepse kemi një mal me gazeta ku akuzojnë njëri- tjetrin. Na duhet çdo dosje e kopsitur. Mënyra si funksionon është se përderisa shpërndan paratë e publikut, atëhere çdo gjë është e kopsitur. Vonesë tjetër është që i vonon 10 ditë në Prefekturë. Ne i çojmë aty, ata më pas kanë këtë afat. Brenda këtyre 10 ditëve paratë nuk shkojnë në postë. Nga 11 mijë aplikime, 6 mijë kanë mbaruar punë, 1 mijë kanë shtëpi të dyta dhe të treta.
Unë jam rritur në SHBA, shteti vjen të sjell një shishe ujë e sanduiç, e të thotë më pas shko te kompania e sigurimit që të të bëjë shtëpinë.
Tjetër problem është se në emër të kujt është shtëpia. Në disa raste ka konflikte familjare, janë nëpër gjyqe, dhe dosjet ngecin. 99% të rasteve dosjet shkojnë fjollë.
Afat përfundimtar është fundi i këtij viti. Ne sot japim në Petrelë shtëpinë e 62-të. Kemi dhënë dhe 3 mijë pagesa, dhe 62 shtëpi. Me shtëpitë individuale dhe pagesat mbarojmë këtë vit, apartamentet do të marrin dhe një vit tjetër.
Komisioni im është ndërruar tre herë, sepse është prekur nga COVID-19. Pra duhet ndërruar i gjithi.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“E pashë duke pirë drogë”/ Ra pre e një atentati një ditë më parë, Spartak Beqaraj tregon si nisi konflikti me autor
TIRANË– Spartak Beqaraj, 45-vjeçari që ra pre e një atentati një natë më parë, është shprehur se konflikti me autorin ka nisur para dy javësh. Në nj...
Lihet në burg Edmond Seli, 54-vjeçari nga Kruja që dhunonte gruan dhe ngacmonte seksualisht të bijën
KRUJË– Edmond Seli, 54-vjeçari që akuzohet se ngacmonte seksualisht të bijën dhe dhunonte bashkëshorten e tij, është lënë në burg pa afat.Vendimi u ...
Tre raste të reja me Covid-19 dhe 10 të karantinuar, mbyllet kati i parë dhe i dytë i Universitetit Vlorës
VLORË– Në Univesitetin e “Ismail Qemali” në Vlorë janë konfirmuar 3 raste të reja me koronavirus e për këtë shkak është mbyllur kati i parë dhe i dytë i go...
Një vit nga tërmeti i 21 shtatorit/ Denoncimi i qytetarit nga Shijaku: Ende nuk kam marrë asnjë lekë
DURRËS– Ka kalur një vit pas tërmetit të 21 shtatorit me magnitudë 5.6 rihter, ku mbetën të lënduar mbi 100 qytetarë. Partia Demokratike ka shkuar në fshat...
Panik në një spital privat, gjendet i vdekur mjeku anestezist
TIRANË- Ditën e sotme një hollin e një spitali privat në kryeqytet është gjetur pa shenja jete një ndihmës anestezisti spitalit, shtetasi M.A., 46 vje&cced...
Rikthehen radhët në Kapshticë/ Mbi 50 emigrantë në pritje për shkak të formularit, qytetari: Kam dy ditë këtu, pagova 1
KAPSHTICË– Ditën e sotme një grup i madh njerëzish janë bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për shkak të mos plotësimin e formularit për koro...
Shtatzënë dy muajshe, Fjolla Morina pranon autorësinë e armës: E kam dhuratë nga një mik! Biznesmeni dhe shoferi që u ar
TIRANË– Fjolla Morina ka pranuar autorësinë e armës që iu gjet në çantë, duke lënë jashtë përgjegjësive dy djemtë që e shoqëronin në momentin që u a...
Iu bë atentat në bregdetin italian/ Shqiptari rrezikon të paralizohet, lidhja e tij me trafikun e drogës (EMRI)
ITALI– Shqiptari i cili u qëllua ditën e djeshme me armë zjarri teksa po kalonte fundjavën në bregdet, është në gjendje të rënduar shëndetësore. Mediat italiane...