Aktualitet

VIDEO- AKSIONI/ Përfunduan me fytyrë në mur e s’u arratisën dot, si u kap Erion Alibej para shtatë vitesh në Itali, oper

18 Shtator 2020, 19:47 Nga DOSJA

TIRANË– Erion Alibej, i njohur dhe me emrin Andrea është vënë në pranga në vitin 2013 nga Policia Italia, në kuadër të një operacioni të koduar “Cocash”. Mediat italiane, siç mund ta shikoni edhe ne video, raportuan me detaje operacionin që vuri në pranga shqiptarët, dhe mënyrën se si teksa tentonin të largoheshin nga karabineirët, përfundin me fytyrë në mur.

Në vitin 2013, skuadra antidrogë e policisë së Astit gjatë kontrollit të banesës së njërit prej vëllezërve Erion e Endrit Alibej nga Elbasani, mundi të gjente një bllok shënimesh ku ishin shënuar emrat e adresat e të gjithë klientëve që furnizonin drogë, sasinë, kohën e dorëzimit e çmimin e saj. Kjo gjë iua bëri më të thejshtë karabinerëve, që të gjurmonin ata dhe t’i arrestonin.

Dy vëllezërit akuzoheshin se administronin një trafik të konsiderueshëm droge të tipit kokainë në territorin e provincës së Astit. Në këtë operacion të paprecendetë kanë marrë pjesë mbi 300 agjentë dhe u arrestuan në flagrancë mbi 15 persona ndërsa u sekuestruan rreth 30 kg kokainë. Ai është konsideruar si një nga operacionet më të bujshme në vendin fqinj.

Hetimet për këtë operacion kishin nisur që në vitin 2011 por vështirësia lidhej me faktin se në kërkim ishin persona me lëvizshmëri të madhe të cilët përdornin disa emra dhe nofka. Endrit Alibej përdorte pseudonime si Tarzani, Tino, Ciçio, Bimbo, ndërsa në gjuhën e kriptuar kokaina identifikohej me fjalën “foto”. Ndërsa Erion Alibej që sot ra në pranga, kishte edhe identitetin Andrea Alibej.

Operacioni “COCASH” shkatërroi dy grupe trafikantësh droge të drejtuar nga shqiptarë me pjesëmarrjen e shtetasve italianë. Grupin e përbërë nga 3 shqiptarë; Vexhi Shahinaj, Sajmir Guradeci, e Urim Shahinaj, dhe grupin e dy vëllezërve nga Elbasani. Pavarësisht bujësh, Endrit Alibej doli pak ditëe pas arrestimit nga burgu dhe u largua drejt Hollandës. Erion Alibej u dënua me 4.5 vite burg, por edhe ky, në mënyrë krejt të paqartë la qelinë për t’u përfshirë sërish në aktivitete të paligjshme.

Endrit Alibej vdiq në një atentat mafioz në 29 dhjetor të vitit 2019 në Bradashesh. Bashkë me të, në sy të gruas dhe fëmijëve u vranë edhe me Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay. Ndërsa Erion Alibej u arrestua pasditen e sotme. Ai akuzohet se ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe Bujar Çelës. Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në Bradashesh, më 29 dhjetor të vitit 2018. Ai ka edhe një të shkuar në fushën e narkotikëve, pasi në vitin 2013 është arrestuar në Itali. Erion Alibej është akuzuar edhe për plagosjen e Xhoni Rustës, kushëririt të Suel Çelës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet endrit alibej erion alibej operacioni cocash endrit alibej erion alibej operacioni cocash

Sondazh

Poll