Aktualitet

Nuk NDALET! Policia dhe RENEA zbarkon sërish në Bradashesh, kontrolle makinë më makinë

18 Shtator 2020, 18:17 Nga DOSJA
Nuk NDALET! Policia dhe RENEA zbarkon sërish në Bradashesh, kontrolle

ELBASAN– Efektivë të shumë, forca të policisë kriminale dhe forcat RENEA kanë zbarkuar sërish në Bradashesh. Mësohet se blutë e shtetit kanë ngritur pika kontrolli dhe po verifikojnë çdo automjet që kalon në këtë aks rrugor.

Ky kontroll vjen fill pas arrestimit të Erion Alibejt, i cili akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e tre personave në Elbasan, Emiljano Ramazani, Regis Runaj dhe Bujar Çela. Nuk dihet se kush do të bjerë në rrjetën e shtetit pas Alibejt. Gjithashtu pika kontrolli janë ngritur edhe në hyrje e dalje të qytetit ku mjete të shumta po i nënshtrohen kontrollit të efektivëve.

Edhe pasditen e djeshme RENEA zbarkoi në Elbasan, ku gjashtë persona nga dy familje, banues në qytetin e Elbasanit janë shoqëruar për në komisariatin e qytetit, disa orë pas vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujari. Konkretisht, efektivët kanë kryer kontrolle dhe kanë bastisur disa shtëpi, në fshatin Broshkë, Përparim dhe Mëngël.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan renea ne elbasan elbasan renea ne elbasan

Sondazh

Poll