Aktualitet

Krujë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Elbasan! Policia e Shtetit del sërish për kontrolle masive, pesë persona në pranga, një

18 Shtator 2020, 19:05 Nga DOSJA
Krujë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Elbasan! Policia e Shtetit del

SHQIPËRI– Shqipëria është sërish nën sundimin e shtetit. Forca të shumta policie kanë zbarkuar në Tiranë, Elbasan, Fier e Durrës, ku janë duke ushtruar kontrolle të imtëisshmt në banesa, rrugë e makina.  Mësohet se, edhe sonte, njësoj si një natë më parë, pas disa ditëve të ngarkuara me kronikë të zezë, blutë e shtetit kanë zbritur sërish në terren. “Shqiponjat” RENEA dhe forcat e FNSH-së vijojnë kontrollet në qytete të ndryshme të vendit.

Policia në Tiranë ka ngritur disa pika kontrolli dhe është vënë në kërkim të armëmbajtësve pa leje e shpërndarësve të lëndëve narkotike, duke kontrolluar në mënyrë të imtësishme makina apo persona të dyshuar. Policia e Krujës dhe focat “Shqiponja” kanë zbarkuar në qendër, ku edhe po ushtrojnë kontrolle për disa persona të shpallur në kërkim. Automjetet po i nënshtrohen kontrolleve nga Policia, ndërsa në shënjestër të efektivëve janë personat e dyshuar si të përfshirë në ngjarje kriminale.

Efektivë të shumë, forca të policisë kriminale dhe forcat RENEA kanë zbarkuar sërish në Bradashesh. Mësohet se blutë e shtetit kanë ngritur pika kontrolli dhe po verifikojnë çdo automjet që kalon në këtë aks rrugor. Forcat “Shqiponja”, policia kriminale dhe efektivë të komisariatit të Fierit  kanë zbarkuar në qendër të qytetit dhe po kontrollojnë automjete të ndryshme. Automjetet po i nënshtrohen kontrollit për persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje kriminale persona në kërkim apo armë me mjete të ndaluara.

Edhe në Durrës po ushtrohen kontrolle të shumta policore, në kryqëzimet kryesore të qytetit bregdetar. Fokusi i këtyre kontrolleve janë kryesisht personat në kërkim, por edhe personat që mund të qarkullojnë me armë pa leje apo substanca narkotike. Postblloqe janë ngritur në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse në qytet, por edhe në lagje të njohura si zona problematike si Spitalla, ish-Këneta, Shkozeti etj.

Mësohet se policia e Beratit ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale, ndërsa një tjetër është vënë nën hetim në gjendje të lirë. Në prangat e policisë kanë rënë D.T,i cili u kap me disa doza me kokainë dhe cannabis sativa në automjetin e tij, A.H dhe K.H,që u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi, L.V,që ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje” dhe K.K, pasi ishte me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe gjatë kontrolleve u kap nga shërbimet e Policisë në një lokal. Gjithashtu, policia ka vënë nën hetim shtetasin E.H, pasi gjatë kontrollit iu gjet një dorezë metalike.

Sot pasdite u arrestua Erion Alibej, i cili akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e tre personave në Elbasan, Emiljano Ramazani, Regis Runaj dhe Bujar Çela. Nuk dihet se kush do të bjerë në rrjetën e shtetit pas Alibejt. Gjithashtu pika kontrolli janë ngritur edhe në hyrje e dalje të qytetit të Elbasanit ku mjete të shumta po i nënshtrohen kontrollit të efektivëve. Edhe pasditen e djeshme RENEA zbarkoi në Elbasan, ku gjashtë persona nga dy familje, banues në qytetin e Elbasanit janë shoqëruar për në komisariatin e qytetit, disa orë pas vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujari. Konkretisht, efektivët kanë kryer kontrolle dhe kanë bastisur disa shtëpi, në fshatin Broshkë, Përparim dhe Mëngël.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit shqiperia nen sundimin policor policia e shtetit shqiperia nen sundimin policor

Sondazh

Poll