Aktualitet

E shiti makinën më shumë se vetë gjermani! Bleu mjetin për 500 mijë lekë, prokurori Hysenaj biznesmen i vërtetë, edhe t

18 Shtator 2020, 18:58 Nga DOSJA
E shiti makinën më shumë se vetë gjermani! Bleu mjetin

TIRANË– Kolë Hysenaj, prokurori në Prokurorinë e Tiranës ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u përballur me procesin e Vettingut. Gjatë seancës dëgjimore, hetuesi është pyetur dhe ka dhënë përgjigjet e tij lidhur me pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Pasi kanë studiuar dosjen e Hysenajt, tre anëtarët e KPK-së dhe Komisioneri Publik kanë adresuar disa nga problemet në formularin e vetëdeklarimit të hetuesit. Një nga to ishte blerja e një makine për 500 mijë lekë dhe shitja dy vjet më vonë për 22 mijë euro.

Relatorja Firdes Shuli vuri në dukje se shitësi e kishte blerë 7 ditë më herët makinën në Gjermani për 21 mijë USD, në doganë e kishte futur duke paguar 560 mijë lekë, dhe në fund ia kishte shitur prokuroit për vetëm 500 mijë lekë. Në përpjekje për të justifikuar blerjen, Hysenaj pretendoi se mjetin e kishte blerë të karamboluar në të dy dyert. Pasi ia kishte blerë kushëririt makinën, prokurori tha se e kishte çuar për të riparuar, dhe “shërbimet” në total i kishin kushtuar vetëm 60 mijë lekë.

Megjithatë çmimet janë pak të dyshimta për Shqipërinë, ndaj dhe relatorja Shuli ka ndërhyrë sërish, duke u shprehur se veprimet nuk dukeshin logjike, ndërsa Hysenaj këmbënguli që kjo ishte e gjitha sa kishte ndodhur.

Por çudia ndodh dy vite më pas. Hysenaj vërteton se është supër-shitës dhe mjetin e jep për 22 mijë USD. Pra e bleu të karamboluar për 500 mijë lekë, e riparoi me 60 mijë lekë dhe më pas e shiti për 22 mijë dollarë. Ky po që është biznes! Megjithatë Hysenaj kërkoi të konfirmohej në detyrë, ndërsa vendimi pritet të shpallet të premten e ardhshme në orën 9.45.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kole hysenaj kole hysenaj

Sondazh

Poll