Aktualitet

OFL-ja i kërkon llogari për pasurinë, kush është Shkëlzen Dumani, familja e di të vrarë që në vitin 2014 dhe fëmijët

18 Shtator 2020, 18:44 Nga DOSJA
OFL-ja i kërkon llogari për pasurinë, kush është

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar katër personave që të deklarojnë pasurinë e tyre. Këtë herë, ndryshe nga emrat e mëparshëm, bëhet fjalë për persona të akuzuar për terrorizëm, dhe një prej tyre është edhe Shkëlzen Dumani.

Dumani, rezulton banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Rekrutimi i personave me qëllim kryerjen e veprave terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”.

Por si është historia e familjes së tij

Shkëlzen Dumani rezulton prej pesë vitesh i zhdukur. Top-Channel shkruan se Dumani është vrarë në Siri dhe se këtë lajm e ka konfirmuar nga vetë goja e familjarëve të tij, ndërkohë që zyrtarisht është një nga të skeduarit e Operacionit Forca e Ligjit.

Në regjistrat e Policisë së Shtetit ai figuron i zhdukur, ndërsa familjarët kanë deklaruar për Top-Channel se ai është vrarë në Siri në vitin 2014. 6 vite më vonë i dërgohet letër për të deklaruar pasurinë.

Dy fëmijët e të ndjerit, vajza 14 vjeçare Eva dhe djali Endrit 11 vjeç ndodhen ende në Siri, në kampin famëkeq “Al Hol”.

Ata kanë humbur edhe gjyshen e tyre, e cila shkoi t’i merrte por nuk u kthye dot më. Tashmë fëmijët e Dumanit duan të kthehen në Shqipëri, por OFL-ja u kërkon llogari babait të tyre për pasurinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkelzen dumani shkelzen dumani

Sondazh

Poll