VIDEO/ Armando Baboçit dhe djalit të tij iu bë atentat në Durrës! Gazetarja: Babë e bir devijuan makinën dhe e përplasë
18 Shtator 2020, 19:27Nga DOSJA
DURRËS– Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës ishte një atentat. Gazetarja Klodiana Haxhiaj deklaroi se babë e bir kanë devijuar makinën dhe e kanë përplasur dyshohet me një bordure për t’ju shmangur atentatit.
Më pas, ata kanë dalë nga mjeti për t’u përballur me anëtarët e familjes Tatanozi nga Durrësi, me të cilët kishin edhe konfliktin.
“Babë e bir, Armando Baboçi (Gjini), 39 vjeç dhe Erald Gjini, 19 vjeç kanë devijuar makinën dhe e kanë përplasur dyshohet me një bordure për t’ju shmangur atentatit. Më pas kanë ndaluar dhe kanë dalë nga makina. Pranë vendit të ngjarjes është edhe një shkop bejsbolli, karrige të përmbysura e sende të tjera, çka flet për një konflikt fizik të mundshëm para se të nxirreshin armët. 6 persona, dyshohet të gjithë nga familja Tatanozi nga Durrësi, janë shoqëruar nga policia. Mes dy familjeve flitet për një konflikt që ka çuar në plagosjen e babë e bir,”- tha Haxhiaj.
Tashmë 39-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme tek rruga “Pavarësia”, pranë Urës së Dajlanit.
LAJMI KRYESOR: Vritet 39-vjeçari në Durrës! Devijoi makinën për t’i shpëtuar atentatit me të birin, por plumbat i morën jetën. Djali me dy gjeneralitete ka plagë në dorë, autorët në pranga
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Shqipëria është sërish nën sundimin e shtetit. Forca të shumta policie kanë zbarkuar në Tiranë, Elbasan, Fier e Durrës, ku janë duke ushtruar kon...
TIRANË– Kolë Hysenaj, prokurori në Prokurorinë e Tiranës ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u përballur me procesin e Vett...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar katër personave që të deklarojnë pasurinë e tyre. Këtë herë, ndryshe nga emrat e mëparshëm, bëhet fjal...
DURRËS- Policia e Durrësit ka bërë me dije detaje lidhur me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme. Sipas njoftimit të Policisë, babë e bir janë plagosur pas...
DURRËS– Atentat me një të vdekur në Durrës! Babë e bir, Armando Baboci dhe Erald Gjini kanë qënë duke lëvizur me mjetin e tyre në lagjen 13 të Durrësit, ku...
ELBASAN– Efektivë të shumë, forca të policisë kriminale dhe forcat RENEA kanë zbarkuar sërish në Bradashesh. Mësohet se blutë e shtetit kanë ngritur pika kontro...
Mosdeklarimi i kursimeve dhe gjendjes cash në vite dhe deklarimi i paplotë i burimeve për disa prej pasurive dhe një sërë transaksionesh “financiarisht jo të ll...
ELBASAN– Erion Alibej është vënë në pranga në shtëpinë e tij. krejtësisht i befasuar, pa e pritur, Alibej që njihej dhe me emrin Andrea u rrethua nga forcat REN...