Aktualitet

Babë e bir plagosen në Durrës, Policia nuk harxhon kohë, shoqëron 6 persona: Mes tyre dhe autori

18 Shtator 2020, 18:44 Nga DOSJA
Babë e bir plagosen në Durrës, Policia nuk harxhon kohë,

DURRËS- Policia e Durrësit ka bërë me dije detaje lidhur me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme. Sipas njoftimit të Policisë, babë e bir janë plagosur pas një konflikti të momentit, por të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që kanë shoqëruar në Komisariat 6 persona, mes tyre dhe  autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: Vritet 39-vjeçari në Durrës! Devijoi makinën për t’i shpëtuar atentatit me të birin, por plumbat i morën jetën. Djali me dy gjeneralitete ka plagë në dorë, autorët në pranga

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando baboci durres erald gjini plagosje ne durres armando baboci durres erald gjini plagosje ne durres

Sondazh

Poll