Politike

18 Shtator 2020, 15:37 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka larguar përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir dhe ka propozuar që vendin e tij ta marrë Ditmir Bushati. Top-Channel shkruan se Bushati nuk është përgjigjur ende dhe nuk dihet nëse do ta pranojë këtë detyrë të rëndësishme të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Harlem Désir ka qenë një kundërshtar i fortë në lidhje me paketën e ligjit të mediave online në Shqipëri. Në dhjetor të një viti më parë, kur Rama tha se Kuvendi do kalojë më 19 dhjetor ligjin anti-shpifje, ku mediat sipas tij do të kenë “super-dënim”, Desir shprehej se paketa anti-shpifje zbatohet vetëm për shërbimet e mediave audiovizive dhe jo për ato online. Ai i dërgoi qeverisë së Shqipërisë një kërkesë për të rishikuar edhe njëherë ndryshimin e ligjit për median online, të njoftuar nga kryeministri Rama më 6 dhjetor të vitit të shkuar.

Ndër të tjera Desir ka thënë se “AMA” nuk duhet të ketë përgjegjësi për publikimin e lajmeve në internet, pra për çdo lajm që publikohet nga portalet online. Sidoqoftë, bazuar në analizën ligjore, Përfaqësuesi rekomandoi disa modifikime shtesë që të përfshihen në draftin aktual, në mënyrë që të sqarohen masat mbrojtëse të lirisë së shprehjes dhe të shmanget ndonjë rrezik i kufizimeve ose sanksioneve të padrejta për ofruesit e mediave elektronike.

Edhe Ditmir Bushati, i propozuar nga Rama për të njëjtën detyrë e ka kundërshtuar në parlament ligjin për anti shpifjen dhe ishte i pari që kërkoi çuarjen e ligjit në komisionin e Venecias. Në Janar 2020 Rama e emëroi Ditmir Bushatin si i dërguar i posaçëm për OSBE-në, por për postin e propozuar sot, nuk ka marrë ende një përgjigje prej tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama harlem désir ditmir bushati edi rama harlem désir

Sondazh

Poll