Politike

Bojkoti i Këshillit Politik, Gjiknuri: Ky është një konflikt i stisur, PD do të mbajë peng ndryshimet kushtetuese! Te ODIH

18 Shtator 2020, 11:17 Nga DOSJA
Bojkoti i Këshillit Politik, Gjiknuri: Ky është një konflikt

TIRANË- Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha se opozita e ka bojkotuar me dashje mbledhjen e Këshillit Politik. Në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, ku opozita u largua, Gjiknuri tha se ekspertiza e kërkuar nga PD e LSI tek OSBE/ODIHR, duhet të merret me një produkt konkret, që kupton një draft ligjor të plotë.

 “Ky është një konflikt i stisur. Opozita e bojkotoi mbledhjen që të mbajë peng ndryshimet kushtuese për të krijuar krizë artificiale për qendrimet e tyre. Përtej shtatorit ky proces nuk mund të shtyhet më pasi duhet të nisë organizimi i zgjedhjeve, pasi afati është i shkurtër. Ne kemi ide konkrete, le të vijnë me ide. Nuk është e vërtetë që në 5 qershor kishte sanksionim për koalicionet. Me ndryshimet kushteutese, ne duhet të flasim në Kod për koalicionet.

Për ta kuptuar shqiptarët, PD nuk do vazhdimin e tryezës dhe dialogut. Halli i vërtetë është se nëse e ndjejnë veten të fortë elektoralisht le të fitojnë. Ejani të kontribuojmë të gjithë, ejani të diskutojmë mbi një draft të caktuar. Nëse shkelet parimi demokratik kjo është çështje tjetër. I kam pritur, por kërkojnë qiqra në hell, pasi kërkojnë ekspertizë kur ne skemi ende një produkt që më pas ta shohë ODIHR. Nuk pranon ODIHR produkte paraprake. S’është ODIHR-i si ato burrat e moçëm. Jo mo jo, ODIHR është me produkt. Jemi shtet serioz, si mund të vemi ne atje, kam  një hall, ku e ke hallin pyet ai.”,-tha Gjiknuri.

Opozita e bashkuar ka bojkotuar sot mbledhjen e Këshillit Politik, pas depozitimit të draftit të ri të Partisë Socialiste ku pranohet pjesërisht kërkesa e PD e LSI për hapjen 100% të listave, por kushtëzohet hapja me votimin preferencial. PS në një draft të ri, kërkon renditje preferenciale të kandidatëve nga votuesit në lista, e po ashtu edhe pragun 3% për koalicionet dhe partitë. PD e quan këtë ndërhyrje të PS, një ndryshim të rregullave të lojës, duke kërkuar ekspertizën e OSBE/ODIHR. PS thotë se OSBE jep mendime për produkte konkrete, ndërsa PD e LSI u larguan nga mbledhja.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri mbledhja e kp 18 shtator 2020 damian gjiknuri mbledhja e kp 18 shtator 2020

Sondazh

Poll